Secili prej nesh duhet të punojë për ngritjen dhe lartësimin shpirtëror të vetes dhe shoqërisë sonë

Life style

Secili prej nesh duhet të punojë për ngritjen dhe lartësimin shpirtëror të vetes dhe shoqërisë sonë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Jeta është një provë e cila mbyllet me sukses vetëm me anë të devotshmërisë dhe punëve të mira. Shpesh njeriu e harron qëllimin e tij përfundimtar dhe e kalon jetën në gjurmim të dëshirave dhe pasioneve të ulëta.

Jini të kujdesshëm dhe kërkojini llogari herë pas here vetes suaj. Të harrosh veprat e mira dhe të pendohesh e të kërkosh falje për mëkatet është një virtyt i lartë që e kanë pasur të parët tanë të mëdhenj. Kryejini detyrat e marrëdhënieve shoqërore sa më mire dhe bëjeni ato pjesë të karakterit tuaj. Asnjëherë mos i reklamoni ato. Gënjeshtra, shpifja, lakmia, zilia dhe arroganca janë të gjitha sëmundje shpirtërore. Ruajeni veten nga hipokrizia dhe gjeni rrugën e veprave të mira dhe devotshmërisë bëjeni ato qëllimin e jetës suaj. Frika dhe shpresa janë krahët e një zogu fluturues, prandaj vazhdoni në vepra të mira dhe frikësohuni nga e keqja e mëkateve tuaja.

Lexoni libra që flasin për biografinë e njerëzve të mëdhenj. Sepse ata me vlerat e tyre janë në të drejtën e të vërtetën e tyre në shërbim të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë. Largojuni debateve, që kanë smirë dhe dashakeqësi dhe konsiderojini ato të rrezikshme për shoqërinë. Merrni pjesë në mënyrë aktive për mendimin, e lirë, të hapët, mendimin kritik konstruktiv.

Preokupojeni veten gjithmonë me diçka dhe nxiteni atë për obligimet familjare: një mendje që rri kot është punishtja e së keqes. Respektojini të moshuarit dhe jini të mëshirshëm me më të vegjlit.

Pra, zhvillim shpirtëror është ndërtimi i një karakteri të lartë dhe etike të pëlqyer; ata që nuk kanë moral dhe etikë, nuk kanë risinë në lartësimin shpirtëror.

Mos harroni asnjëherë…!

1-Dashuria dhe puna, janë gjërat më të shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe te të tjerët.

2-Jeta merr kuptim gjatë procesit të ballafaqimit dhe të zgjedhjes së problemeve.

3-Për shkak të problemeve ne aftësohemi nga ana mendore dhe shpirtërore.

4-Prirja për t’iu shmangur problemeve dhe vuajtja emocionale që ato shkaktojnë, është baza kryesore e sëmundjeve psikike.

5-Neuroza gjithmonë zëvendëson vuajtjen legjitime.

6-Pa shërim, shpirti i njeriut fillon e avullon..

7-Përjetimet konstruktive të dhimbjeve, quhen dhe disiplina e:

Zgjatjes së kënaqësisë; Pranimi i përgjegjësisë; Përkushtimi ndaj së vërtetës (realitetit); Balancimi; Zgjatja e kënaqësisë është procesi i planifikimit të vuajtjeve dhe të kënaqësisë në jetë; Dashuria është ajo që mund të na shpjegojë gjithçka; Disiplina e mirë do kohë të prezantojë veten. Vetëdisiplina është provë për t’u kujdesur për veten; Kur e çmojmë vetveten, ne duam që kohën tonë ta shfrytëzojmë në mënyrë produktive; Ndjenja e vlerësimit të vetvetes është shtylla e disiplinës, sepse kur ndihesh i vlefshëm për veten në çdo mënyrë dhe rrethanë je i prirur të bësh punëra të mira.

8-Çdo njeri nëse nuk ka ndonjë defekt mendor, mund të zgjidhë çdo problem, mjafton të gjejë kohë dhe t’i përkushtohet atij.

9-Problemet nuk humbasin. Ato patjetër duhen zgjidhur, përndryshe bëhen pengesa të mëdha në rritjen dhe zhvillimin tonë shpirtëror.

10-Mund të zgjidhet problemi, vetëm atëherë kur themi: “Ky është problemi im dhe unë duhet ta zgjidh”.

11-Një nga problemet kyçe të njerëzimit është problemi i kuptimit se për çfarë jemi dhe për çfarë s’jemi fajtorë në jetë?!

12-Neurotikët nuk bëjnë veten të lumtur, ndërsa atë me personalitet të ç’rregullt nuk lenë të tjerët të jenë lumtur.

13-Në se nuk je pjesë e zgjidhjes, je pjesë e problemit.

14-Koha është përgjegjësia ime.

15-Pamja jonë për të vërtetën është si një hartë që na ndihmon në tejkalimin e vështirësive hapësinore në jetë.

16-Vetëm një numër i vogël fatlumësh vazhdojnë deri në vdekje të zbulojnë misteret e së vërtetës.

17-Është mëse e kotë për ata njerëz, të cilët më tepër e humbasin kohë për të mbrojtur modelin e vjetër, për ta shikuar botën se si ta rregullojnë atë.

18-E vërteta dhe realiteti përballen, nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.

19-Shëndeti mendor është proces evolutiv, është përkushtimi ndaj së vërtetës me çdo kusht.

20-Jeta e përkushtuar ndaj së vërtetës nënkupton gatishmërinë për provokim të vetes.

21-Shërimi i shpirtit nuk mund të ndodhë, derisa kopja ndaj provokimit të bëhet mënyrë jetese.

22-Duke mashtruar të tjerët, mashtrojmë dhe vetveten.

23-Rrugët në mes ruajtjes dhe humbjes së pavarësisë dhe të identitetit, të cilën udhëheqësi lartë duhet patjetër ta kalojë, është jo e rëndomtë dhe vetëm një numër i vogël njerëzish e kapërcejnë atë me sukses. Ajo paraqitet si një provokim i madh.

24-Njeriu që i është përkushtuar ndaj së vërtetës e ka mjaft të lehtë ta ruajë personalitetin e vet.

25-Balancimi është disiplina e cila të tërheq për të braktisur diçka që të pëlqen dhe pikërisht për këtë është e dhimbshme.

26-Kohërat kanë ndryshuar, që t’iu përshtatemi, patjetër duhet të largohemi pjesërisht nga to.

27-Dashuria është vullnet që nxit zhvillimin tonë shpirtëror, për të arritur pjekurinë ose plotësimin e vetvetes dhe të të tjerëve.

28-Të duash njerëzit do të thotë të duash vetveten.

29-Nuk mund të jemi burim energjie, nëse nuk kemi energji brenda vetes dhe për veten.

30-Rruga drejt shenjtërisë kalon pjekuria. Nuk ekzistojnë, rrugica të shpejta dhe të shkurtra.

31-Nëse qëllimi juaj është që vetëm t’iu duan, këtë asnjëherë nuk do ta arrini. E vetmja mënyrë e sigurt për të patur dashurinë e dikujt është që ta meritoni atë.

32-Vartësia i shkatërron lidhjet në vend që t’i krijojë e forcojë ato. Ajo i shkatërron njerëzit, në vend që t’i ngrejë e lartësojë shpirtërisht dhe t’i bëjë të lumtur ata.

33-Vlera krijon vlera, dashuria meriton dashuri.

34-Të dëgjuarit e vërtetë dhe përqendrimi absolut ndaj personit tjetër, është gjithmonë, manifestim, respekt dhe dashuri. Një njeri që s’di të dëgjojë, s’ka se si të flasë.

35-Kur ne s’pranojmë ndryshimet, ne pa e kuptuar, heqim dorë nga jeta jonë.

36-Kur nuk kemi mësuar asgjë nga askush dhe kur askush nuk ka mësuar asgjë prej nesh, atëherë thjesht, kemi humbur rastin në jetë për të jetuar.

Disa përfundime

Kultivimi i vetëdijes apo ndërgjegjes, pa hyrë në refleksione të stërholluara filozofike, lidhet ngushtë dhe me ndjenjën e vlerave njerëzore detyrës. Shkurt, vetëdija apo ndërgjegjja duhet të edukohet, sepse nga kjo do të varet edhe ecuria e jetës në aspektin ekonomik, social dhe shoqëror.

Sëmundja e krizës shpirtërore vështirëson ecurinë e jetës. Përball këtij këndvështrimi, secili njeri duhet që të përpiqet të veprojë në mënyrë aktive, për ta ndalur këtë sëmundje.

Prindër, hapni sytë mbi fëmijët tuaj! Arsimtarë, shprehni dhe aplikoni misionin tuaj fisnik për formimin dhe edukimin e nxënësve me kërkesat dhe arritjet më të mira bashkëkohore! Shtypi shqiptar, Gazetarë, kuptoni dhe veproni me synimin se shtypi është aksesi në informacion dhe në mbrojtje të lirive themelore të njeriut, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te ndërlidhja midis lirisë së shtypit, kulturës së transparencës, të drejtës së lirisë së informimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në epokën dixhitale!

Çdo anëtar i shoqërisë, të shtojë interesin, për të qenë aktiv, në jetën dhe veprimtaritë ekonomiko-shoqërore, duke manifestuar kudo e kurdoherë virtytet, për drejtësi, vërtetësi, humanizëm frymë sociale etje. Këto mendime po i përcjell siç i përjetojmë në ditët e sotme, me qëllim, për të reflektuar të tashmen dhe për të matur veten se ku ndodhemi dhe të kuptojmë se pa një ripërtëritje shpirtërore nuk mund të shkojmë drejt një shoqërie të lirë dhe më të mirë.

Njeriu nuk mund ta arrijë transformimin e tij të brendshëm, i pavarur nga mjedisi shoqëror, që në sens është rezultat i përpjekjeve individuale drejt përsosjes shpirtërore.

Jemi mësuar ta mendojmë vetminë si diçka me dy anë, si një medalje: nga njëra anë vuajtjet dhe shqetësimet e kafshës sociale të lëna në vetvete – aq më e padurueshme në shoqërinë tonë të hiper-lidhur – dhe nga ana tjetër, të privilegjuarit. kusht për të gjetur lartësimin shpirtëror, lumturinë e krijimit artistik, vezullimin e gjeniut të shpikësit dhe shkencëtarit. E sigurt është se “vetmia e dhimbshme” gjendet në të gjitha çrregullimet psikike dhe të sjelljes, prej të cilave mund të jetë shkak, pasojë apo manifestim herë pas here. Në këtë traktat të gjerë, përveç shqyrtimit të trajtimit të “vetmisë së vuajtur” në ndërthurjen e tij si terapi të psikopatologjive të ndryshme, ne udhëhiqemi drejt zbulimit të tij si një konstante e gjendjes njerëzore: si hija që na ndjek dhe nga i cili nuk mund të çlirohemi kurrë përfundimisht. Por, nga kryerja e një dashamirësie, një përkrahje sociale dhe një kënaqësi që merret nga humanizmi, ndodh realisht -lartësimi shpirtëror, kjo që bëhet realisht burim; për të rifituar forcën dhe energjinë për të rifilluar udhëtimin tonë drejt ecurisë së jetës, me plot sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat