Pse duhet t’i thoni më shpesh ‘faleminderit’ partnerit tuaj: Jo, nuk e bëni mjaftueshëm!

Life style

Pse duhet t’i thoni më shpesh ‘faleminderit’ partnerit tuaj: Jo, nuk e bëni mjaftueshëm!

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:30
F

Nëse lexoni mbi spiritualitetin, kultivimin e lumturisë dhe gjithçka që vërtitet rreth këtyre temave, do të shihni se ngado që të shkoni do përplaseni me diçka: Mirënjohjen!

Mirënjohja është gjithashtu një mënyrë e mirë për t'u kujdesur për marrëdhëniet tona. Në rishikimin e më shumë se 1000 artikujve kërkimor, Dr. Brian Ogolsky dhe kolegët e tij identifikuan mirënjohjen si një nga 19 strategjitë kryesore që njerëzit përdorin për të ruajtur marrëdhëniet e tyre romantike.

Kur ne shprehim vlerësimin tonë, kjo përmirëson "dhënien dhe marrjen" në marrëdhënie (reciprocitetin) dhe rrit ndjeshmërinë tonë për atë që partnerët tanë kanë nevojë. Është gjithashtu mirë të ndihemi të vlerësuar për atë që kontribuojmë në marrëdhëniet tona.

ADVERTISING

Që në moshë shumë të re, shumë njerëz mësohen të thonë "faleminderit" kur marrin një dhuratë ose një gjest të mirë. Megjithatë, edhe kur mirënjohja është një refleks me të huajt, donjëherë nuk e praktikojmë atë me njerëzit më të afërt. Ne i ofrojmë mirënjohjen tonë personit që mban derën e një dyqani, por nuk ia themi personit me të cilin ndajmë jetën.

Mund të duket e panevojshme - ose krejtësisht qesharake - të falënderojmë partnerët tanë sa herë që bëjnë darkë ose nxjerrin mbeturinat, por merrni parasysh ta ktheni skenarin për një moment.

A nuk do të ishte mirë që dikush të thoshte një "faleminderit" të shpejtë teksa ulet në vaktin që ju keni përgatitur pas një dite të gjatë pune? Kur të tjerët janë mirënjohës, edhe për gjërat më të vogla – kjo na bën të ndihemi mirë.

Vlerësimi na ndihmon të ndihemi të lumtur për të kontribuar në familje, në vend që të jemi të inatosur me të.

Në marrëdhëniet më të gjata, është e lehtë të supozojmë se partnerët tanë e dinë që ne jemi mirënjohës pa pasur nevojë t’ua themi apo pa bërë diçka. Ky është një keqkuptim i përhapur. Ne duhet t'i themi gjërat me zë të lartë dhe "faleminderit" ose "të vlerësoj" janë veçanërisht të dobishme në forcimin e lidhjeve tona romantike.

Mirënjohja është ngjitëse… në kuptimin e mirë të fjalës.

Kur ndërtojmë zakonin për të shprehur mirënjohje për partnerët tanë, kjo mund të ndihmojë edhe marrëdhëniet tona të tjera. Për shembull, një nga teknikat më efektive që prindërit përdorin për të rrënjosur mirënjohjen tek fëmijët e tyre është – duke u treguar se si ta bëjnë këtë nëpërmjet veprimeve të tyre.

Ndërsa shprehim mirënjohjen me zë të lartë, brenda familjeve tona dhe në vende të tjera, të tjerët fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Mirënjohja është një zakon i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë për t'u kultivuar. Shumica prej nesh e kanë tashmë – thjesht duhet ta aktivizojmë rreth partnerëve. Nëse doni një gjë të lehtë për të forcuar marrëdhënien, niseni duke thënë më shpesh faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat