​Ky është qyteti më i mirë për të jetuar në botë

Life style

​Ky është qyteti më i mirë për të jetuar në botë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Njësia e Inteligjencës Economist (EIU) ka renditur dhjetë vendet më të mira dhe dhjetë më të këqijat për të jetuar në botë në vitin 2022. Indeksi vlerësoi 172 qytete në pesë kategori: kulturë, kujdes shëndetësor, arsim, infrastrukturë dhe argëtim.

Qytetet evropiane dhe kanadeze dominojnë falë faktorëve të tillë si stabiliteti dhe infrastruktura e mirë.

Banorët e këtyre qyteteve kanë mundësi të shumta për kulturë dhe argëtim. Vit pas viti, qytetet në Austri dhe Zvicër renditen lart në listat e cilësisë së jetës falë një ekonomie social-kapitaliste të zhvilluar mirë.

Nuk ka asnjë qytet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të listës dhe Atalanta renditet më e mira në vendin e 26-të.

Vjena u shpall vendi më i mirë për të jetuar. Vjena kryesoi listën për 2018 dhe 2019, por zbriti në vendin e 12-të në vitin 2021. Në përgjithësi, Vjena mori një rezultat prej 95.5/100. Vjena mori 95 pikë për stabilitetin, 83.3 për kujdesin shëndetësor, 98.6 për kulturën dhe mjedisin dhe 100 për arsimin dhe infrastrukturën.

Në vendin e dytë është kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga, i treti është Cyrihu, Zvicër, i katërti dhe i pesti janë qytetet kanadeze të Cagliarit dhe Vankuverit, i gjashti është Gjeneva, i shtati është Frankfurti, i teti Toronto, i nënti Amsterdami dhe vendi i dhjetë është i përbashkët - Osaka e Melburni.

Lista e dhjetë qyteteve më të këqija për të jetuar dominohet nga qytete nga Azia dhe Afrika.

Përveç Damaskut, i cili është më i keqi për të jetuar dhe Lagosi që vijon, lista e dhjetë qyteteve më të këqija për të jetuar përfshin gjithashtu Tripoli, Algjeri, Karaçi, Port Morsby, Daka, Harare, Duala dhe Teherani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat