Burrat e gjatë dhe gratë e shkurtra formojnë çiftin ideal, për këtë arsye

Life style

Burrat e gjatë dhe gratë e shkurtra formojnë çiftin ideal, për këtë arsye

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:30
Ilustrim

Të gjithë ne kemi shije të ndryshme kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një partneri. Disa njerëz preferojnë partner me gjatësi normale, e të tjerëve nuk u interesojnë përmasat...Por, një studim i fundit ka zbuluar diçka interesante për çiftet.

Në veçanti, gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë rezultojnë si çiftet më të mira. Sipas studimit, ndryshimi në gjatësi ka rëndësi dhe madje ndikon në lumturinë e çiftit.

I njëjti studim tregoi se jeta e tyre intime është gjithashtu më e mirë se ajo e çifteve pa dallime të konsiderueshme në gjatësi.

Në këto çifte ku burri është shumë më i gjatë se gruaja, roli i mbrojtësit sigurisht i takon burrit ndërsa gruaja ka rolin e zbutjes së konflikteve të brendshme.

"Duket, në fakt, se gratë preferojnë shoqërues më të gjatë për arsye evolucioniste ...Në fakt, speciet gjithmonë tentojnë të evoluojnë dhe njeriu më i gjatë është gjithashtu më i fortë, kështu që instinktet tona na thonë që të preferojmë këta lloj burrash", deklaroi Dr.Sohn.

Disa njerëz konfirmuan që ata kishin një marrëdhënie më të mirë me partnerin e tyre të gjatë sesa në marrëdhëniet e tjera me partnerët normalë. Megjithatë, ekziston një numër shumë i vogël i grave që pretendojnë se janë më të gjata se burrat e tyre dhe pretendojnë se kanë një jetë intime të jashtëzakonshme.

Në këtë pikë ne mund të imagjinojmë vetëm se nuk ka shumë rëndësi kush është më i gjatë i çiftit...Fjala është e juaja...çfarë mendoni?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat