Studimi “ngre alarmin”: Meshkujt po prodhojnë më pak spermë se 10 vite më parë

Life style

Studimi “ngre alarmin”: Meshkujt po prodhojnë më pak spermë se 10 vite më parë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Studiuesit që qëndrojnë pas hulumtimit të ri të masës në ulje të spermës tek meshkujt, të botuar në revistën Human Reproduction Update, i cilësuan gjetjet e tyre si një "krizë e afërt".

Shanna Swan, një prej autoreve të studimit, tha në një intervistë se hulumtimi i ri duhet të ngreje alarme për shëndetin e përgjithshëm të meshkujve dhe aftësinë riprodhuese.

"Ka një rënie në funksionin riprodhues, - tha Swan,- ky nuk është një fenomen i izoluar."

Masa e ulët e spermës është një shenjë fertiliteti dhe disa studiues të jashtëm thanë se kanë rezerva për analizën e re.

Por edhe ata kritikë thonë se hulumtimi ngre pyetje thelbësore në lidhje me shëndetin riprodhues të meshkujve, një temë që disa e shohin si të neglizhuar nga shkenca por e maturuar për një eksplorim më të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat