Filozofia dhe këshillat e Michelle Obamës për çdo të ri që vendos të martohet

Life style

Filozofia dhe këshillat e Michelle Obamës për çdo të ri që vendos të martohet

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 21:23
Michelle Obama dhe Barack Obama

Në librin e saj të ri ‘The Light We Carry’, Michelle Obama flet për jetën personale. Ish-zonja e parë tregon se babai i saj është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë, rëndësinë e mbajtjes së miqësive dhe sfidat e kujdesit ndaj fëmijëve.

Ajo gjithashtu thellohet në marrëdhëniet, jo vetëm të sajat, por ato që sheh se ndodhin me brezin e ri.

Në një intervistë të fundit, ajo ndan këshillat që i thotë çdo të riu që e pyet për martesën: Duhet të jesh i përgatitur për të pasur shqetësime të gjata. Dhe të gjata dua të them që zgjasin me vite. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet afatgjata, pak njerëz japin këshilla realiste.

“Jam magjepsur se sa pak flasim me të rinjtë, për atë që në të vërtetë do të thotë të jesh partner me dikë dhe si duken ato kompromise. Martesa nuk është kurrë 50/50. Ju disi pyesni veten se si doli kjo ide. Nëse shikoj martesën time, nëse do ta gjykoja në vitin e 5-të apo të 10-të, nuk ka pasur kurrë 50/50. Dikush ishte gjithmonë duke dhënë më shumë. Kishte raste kur ndjeja se po bëja 70% dhe ai po bënte 30% dhe unë duhej të bëja kompromis, siç ka bërë ai. Për shkak të zgjedhjeve që bëra dhe dëshirave se si doja që të dukej familja jonë, më duhej të hiqja këmbën nga pedalja e gazit në karrierë”, tha Michele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat