Hap pas hapi: Si të eksfolioni vaginën dhe pse duhet ta bëni sa më shpejt!

Life style

Hap pas hapi: Si të eksfolioni vaginën dhe pse duhet ta bëni sa më shpejt!

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Eksfolimi i vaginës është një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur atë të shëndetshme. Ai largon lëkurën e vdekur që krijohet me kalimin e kohës, gjë që mund të çojë në infeksione, qime të futura nën lëkurë, etj.

Eksfolimi gjithashtu përmirëson aftësinë e lëkurës suaj për të absorbuar produktet, si larësit intimë.

Sigurisht, eksfolimi i vaginës nuk është në fakt për *vaginën*, por për lëkurën përreth – e cila përfshin zonën e qimeve pubike ose zonën e bikinit. 

Vetë eksfolimi është metoda e heqjes së qelizave të vdekura të lëkurës nga sipërfaqja e lëkurës për të prodhuar një shtresë të re të lëkurës.

Eksfolimi i zonës së vaginës ose vulvës një herë në javë është mëse i këshillueshëm për një lëkurë të butë dhe me shkëlqim.

Si të eksfolioni vaginën?

- Fillimisht, lagni lëkurën me ujë të ngrohtë.

- Përdorni një scrub të butë, ose përgatisni një në shtëpi me kafe të bluar, sheqer dhe pak ujë ose larës intim.

- Masazhoni lëkurën përreth vaginës me scrub-in tuaj dhe lëreni në lëkurë për 2-3 minuta. 

- Më pas, shpëlajeni vaginën me ujë të ngrohtë dhe thajeni. Aplikoni një krem hidratues më pas.

- Konsultohuni me një dermatolog ose gjinekolog për të parë çfarë funksionon më mirë për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat