Ekziston një lidhje midis lumturisë dhe ndjenjës së humorit

Life style

Ekziston një lidhje midis lumturisë dhe ndjenjës së humorit

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Kur të më vijë radha për të vdekur, dua të shkoj në atë botë në gjumë, ashtu si gjyshi im.

Jo duke bërtitur i tmerruar si pasagjerët në autobusin e tij. Nëse keni qeshur me këtë batutë,kjo ka ndodhur sepse në trurin tuaj kanë ndodhur me shpejtësi 3 gjëra.

Së pari, ju vutë re një mospërputhje:e imagjinuat në fillim gjyshin tim të shtrirë në shtratin e tij duke vdekur, por më pas e kuptuar se ai në fakt po drejtonte një autobus. Së dyti, ju e zgjidhët mospërputhjen:gjyshin tim e zuri gjumi në timon. Së treti, rajoni i trurit tuaj i quajtur ‘gyrus parahipokampal’, ju ndihmoi të kuptoni se nuk e kisha seriozisht atë që thashë, ndaj ju bëri të qeshni.

Dhe e gjitha kjo ju bëri të ndjeni pak gëzim. E kuptoj që pas kësaj analize, ndoshta nuk do të qeshni më. “Humori mund të ndahet në seksione, ashtu si një bretkosë në laborator”- thotë shkrimtari EB.Uajt “por ai vdes gjatë procesit, dhe të brendshmet janë të neveritshme për këdo që nuk ka një mendje të pastër shkencore”.

Mua më duket një konstatim i drejtë. Por humori është punë serioze kur bëhet fjalë për lumturinë, dhe kultivimi i aftësisë për të pasur humor në jetë, edhe në momentet më të errëta, mund të jetë sekreti që na mbron nga dëshpërimi.

Studiuesit kanë teorizuan prej kohësh se ndjenja e humorit, përbëhet nga 6 variablathemelorë:aftësia njohëse për të krijuar apo kuptuar shakatë, aftësia për të pëlqyer dhe shijuar një shaka, modelet e bërjes humor, një temperament gazmor apo të mprehtë, një qëndrim i butë përkundrejt jetës, dhe përdorimit të humorit si strategji përballë fatkeqësive. Prandaj, pasja e ndjenjës së humori mund të nënkuptojë të qenit shakaxhi, ose t’i vlerësosh gjërat me një sens humori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat