Ju ka munguar? Rimeli blu është TRENDI i ri i sezonit vjeshtë-dimër 2022

Life style

Ju ka munguar? Rimeli blu është TRENDI i ri i sezonit vjeshtë-dimër 2022

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 18:23
Ilustrim

Rimeli është pa diskutim një nga produktet kozmetike më të përdorura të të gjitha kohërave, historia e të cilit daton që në 1860-n, vit në të cilin Eugène Rimmel krijoi për herë të parë një produkt i cili theksonte sytë. Rimeli i parë përbëhej nga pluhur karboni dhe vaj mineral dhe u kthye në një "MUST" për vajzat dhe gratë e atyre viteve.

Ndërkohë që industria e kozmetikës përpiqet të sjellë për konsumatorët produkte sa më pranë natyrales, duket se shumë prej syresh rikthehen fuqishëm në modë siç është rimeli blu. Pikërisht siç e lexoni, rimeli ikonë i viteve '80 dhe '90 është trendi i sezonit vjeshtë-dimër 2022. 

I përdorur fillimisht nga yjet e muzikës pop, rimeli blu do të kthehej në produktin kozmetik më të dashur edhe të lady Dianës. Për një look modern dhe të guximshëm mund të zgjidhni nuancat e blusë intensive, ndërsa për një pamje më elegante ekspertët e make up-it këshillojnë tone më neutrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat