5 mënyra për të shpëtuar lidhjen në periudha shumë të vështira

Life style

5 mënyra për të shpëtuar lidhjen në periudha shumë të vështira

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Bëhuni gati të mbani shënime.

1. Diskutoni me njëri-tjetrin sesi i përgjigjeni stresit

Të gjithë përjetonte situata stresuese, ndikohen nga stresi në jetën e tyre dhe përballen me të sipas mënyrave të tyre. Kur të dy partnerët janë të stresuar, përgjigjet e tyre ndikojnë tek marrëdhënia dhe konfliktet janë të pashmangshme. Ajo që mund dhe duhet të bëni është të komunikoni. Eshtë e thjeshta ta mbingarkoni tjetrin (qoftë edhe padashje) apo të bëni të ndihet i presionuar, por çfarë do ta zbuste tensionin është pikërisht diskutimi i gjatë. Duhet të kuptoni sesi secili prej jush reagon dhe përballet me stresin, për të mos e marrë personale reagimin që vjen si përgjigje e kësaj ngarkese. 

2. Kujtoni që gjërat mund të rregullohen

Gjatë periudhave stresuese, tendenca për të rënë pre e pesimizmit është e madhe. Çfarë duhet të kujtoni është se pavarësisht sa të shëndetshme janë, të gjithë lidhjet kanë konflikte. Nëse dëshira juaj e përbashkët është të rilidheni sërish emocionalisht me njëri-tjetrin, atëherë s'ka asgjë që s'mund të bëhet. Nëse zgjidhni t'i jepni kohën, vëmendjen dhe dedikimin tuaj partnerit, sigurisht që gjërat do të ndryshojnë dhe lidhja juaj do të bëhet më intime emocionalisht. 

3. Ji i hapur rreth mbështetjes

Sidomos në periudha të vështira është shumë e rëndësishme ta ndihmoni njëri-tjetrin. Mbështetje emocionale mund të jetë edhe një përqafim i ngrohtë, apo një gjest fare i vogël dhe i zakonshëm. 

4. Kujtoni dhe festoni për momentet e bukura

Edhe në ditët më të këqija, njerëzit kanë momente pozitive që i lidhin më shumë. Sa herë t'ju kujtohet kjo, shprehni mirënjohjen dhe vlerësoni partnerin tuaj. Jepini një përqafim, buzëqeshje apo kujtojeni që edhe kësaj here do t'ju dilni, siç ndodh gjithmonë në kohë sfiduese të lidhjes suaj. Duke festuar momentet e vogla të lumtura është një mënyrë tjetër për t'i treguar se i interesoni. 

5. S'ka nevojë për presion- Bëni sa keni në dorë

Sigurisht, në kohë delikate kur gjërat janë thuajse kaos, je shumë i ngarkuar për të praktikuar një qasje të re ndaj lidhjes tënde. Mund të jetë thjesht një 30 sekondësh vetëm me partnerin tënd, pa telefona nëpër duar, pa diskutime të thellë. Thjesht ju të dy që i tregoni njëri-tjetrit se duheni ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat