Së shpejti do të mund të mbajmë më shumë se 100 ml bagazh dore në avion?

Life style

Së shpejti do të mund të mbajmë më shumë se 100 ml bagazh dore në avion?

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 21:25
Ilustrim

Disa aeroporte kanë vendosur të heqin kufizimin për të mbajtur më shumë se 100 ml lëng në çantën e dorës

Urdhëresa do të hyjë në fuqi në vitin 2024.

Kufizimi në 100 ml për një çantë dore shumicës ua vështirëson paketimin, sepse kjo pos me ujin dhe pijet ka të bëjë edhe me shamponët, xhelet për dush, produktet e grimit dhe çdo gjë që është e lëngshme.

Për çdo udhëtim, për shkak të urdhëresës së vitit 2006, pas sulmit terrorist në aeroportin Heathrow, të gjitha lëngjet gjithashtu paketohen edhe në qese plastike me kapak.

Përveç faktit se është e papërshtatshme të paketosh gjërat higjienike dhe ushqimin në këtë mënyrë, shumica e njerëzve e harrojnë qesen dhe aeroporte e ndryshme kanë rregulla të ndryshme se sa e madhe duhet të jetë qesja dhe sa shishe të vogla mund të jenë në të.

Për këtë shkak krijohen tollovi të mëdha dhe shpesh udhëtarëve u hapen valixhet për shkak të deodoranteve apo kremrave të cilat i paketojnë nuk i konsiderojnë të lëngshme.

Përparimet në teknologji e kanë bërë shumë më të lehtë për punonjësit e sigurisë të identifikojnë substancat e mundshme të rrezikshme, kështu që të gjitha aeroportet kryesore britanike do ta shfuqizojnë këtë rregull në vitin 2024. Bagazhi do të kalojë përmes skanerëve të veçantë CT që do të krijojnë një imazh 3D dhe rezultatet janë të kënaqshme dhe çojnë në heqjen e ndalimit.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve, dispozitat e tjera për bagazhet e dorës do të mbeten të njëjta, siç është ndalimi i udhëtimit me sende të mprehta ose gërshërë më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat