Bontoni i udhëtimit, ja si puthen në vende të ndryshme të botës

Life style

Bontoni i udhëtimit, ja si puthen në vende të ndryshme të botës

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 07:55
Ilustrim

Italianët janë ndër popujt e rrallë evropianë të cilët me rastin e takimit ofrojnë faqen e majtë, ndërsa amerikanët në vend që me puthje, përshëndesin me përqafim

Nëse nuk i njihni rregullat e sjelljes së mirë në një shtet të huaj, puthja e zakonshme në faqe apo përshëndetja me dorë me miqtë e rinj lehtë mund të shndërrohet në një përvojë të pakëndshme.

Shumica nga ne janë gjendur në situata që në vend të faqes të puthin qafën apo të marrin shikime qortuese për shkak të futjes në hapësirën intime të atyre të cilët nuk janë mësuar me shfaqjen e tillë të miqësisë.

Për të mos ofenduar dikë ose për të mos e puthur gabimisht dikë në gojë, është më mirë të lini mikpritësin të udhëheqë dhe të ndiqni shembullin e tij.

Në Kinë, është më mirë të përmbaheni nga puthjet dhe të zgjatni vetëm dorën kur përshëndeteni.

Në Amerikën Latine puthja me rastin e takimit të parë është e zakonshme, ndërsa në Argjentinë në faqe puthen edhe meshkujt.

Britanikët, gjermanët dhe suedezët janë diç më të ftohtë dhe më të mbyllur se banorët e jugut të Evropës.

Varësisht nga shteti, ndonjëherë edhe varësisht nga qyteti, njerëzit puthen njëherë, dy apo diku-diku edhe tetë herë, siç është rasti në Afganistan. Për shembull, në Sao-Paolo puthen dy herë, ndërsa në Rio-de-Janeiro një herë.

Në Egjipt puthen dy herë, ndërsa në periferi zakonisht tri herë. Ngjashëm është edhe në Iran, ku ai numër sillet nga një deri në tri puthje.

Parisianët këtë gjë e bëjnë dy herë, ndërsa në Provansë (regjioni më romantik në Francë) puthen tri herë.

Amerikanët përshëndeten me dorë dhe përqafohen, ndërsa në Gjermani përqafimi është më i shpeshtë se puthja në faqe.

Në shumicën e vendeve puthet më parë faqja e djathtë, por jo edhe në Itali, ku vlen “rregulli i anës së majtë”.

Nuk dihet nëse është për shkak të buzëkuqit apo frikës nga infeksioni, por në shumicën e vendeve puthjet jepen “në ajër”.

Nëse nuk dini ku t’i vendosni duart, është më mirë t’i vendosni ato butësisht mbi supet e personit që e përshëndetni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat