Pyetën ndjekësit dhe ata u përgjigjën: ‘Pse do të qëndroja i/e lidhur me dikë vetëm për para?’

Life style

Pyetën ndjekësit dhe ata u përgjigjën: ‘Pse do të qëndroja i/e lidhur me dikë vetëm për para?’

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 06:10
Ilustrim

A do të ishit të gatshëm të qëndronit me dikë vetëm për rehatinë ekonomike? Nëse jo, a jeni kuriozë të dini pse disa njerëz do ta bënin? Ne bëmë një sondazh dhe në vijim po ju zbulojmë rezultatet.

Pjesa dërrmuese e votueseve (52%) thonë se nuk do të qëndonin me dikë vetëm për para, ndërsa 39% janë në mëdyshje sepse varet nga rrethanat. Pjesa e mbetur, po – do të qëndronte.

Tani kalojmë te arsyet pse do të vepronin/veprojnë kështu.

Arsyet më pak të përmendura janë ato që lidhen me të qenit ngushtë me paratë. 3% thanë “sepse dua të paguaj shkollën/qiranë”, ndërsa 7% “sepse paguhem pak dhe kam nevojë”. Diçka më shumë, 14%, vunë në dukje “se nuk kanë asgjë në terezi në jetë”.

Siç mund të keni pritur, jeta e luksit patjetër është një arsye. 18% votuan se do të qëndronin me dikë vetëm për para “sepse u pëlqen jeta e luksit”. Të tjerë, 24%, thanë “se do t’ia kthenin kur të mundeshin”.

Shumica, 34%, thanë shkurt e qartë: “Sepse dua ta shijoj jetën pa e vrarë shumë mendjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat