Rrëfimi ndryshe i të riut zhigolo: 'Ja çfarë duan femrat'

Life style

Rrëfimi ndryshe i të riut zhigolo: 'Ja çfarë duan femrat'

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:01
Ilustrim

Një i ri është bërë pjesë e lajmeve që qarkullojnë në mediat italiane për shkak të eksperiencës së tij ndryshe… I identifikuar si Enea, i riu punon si zhigolo dhe ka folur rreth kësaj në një intervistë për "Firenze Today".

Ai ka 5 vite që punon si zhigolo dhe e gjitha nisi kur ishte kamarier në një restorant. Ai shpjegon se vështirësitë financiare e shtynë drejt kësaj pune.

"E nisa krejt rastësisht. Pesë vjet më parë isha kamarier në një restorant, por nuk kisha një rrogë të mirë. Në të njëjtën kohë, të gjitha femrat me të cilat kisha lidhje gjithmonë më thoshin se isha mirë si në marrëdhënien emocionale ashtu edhe në shtrat dhe si shaka më thoshin “dreqin mund ta bësh për punë”. Kjo frazë, kur isha në vështirësi financiare, më erdhi në mendje dhe për këtë arsye vendosa të shkoj drejt kësaj pune. Nuk dija nga t’ia nisja, kështu që fillova duke ndjekur kurse joshjeje që mësonin se si të pushtosh një grua. Kësaj i shtova praktikën, duke dalë shpesh për të vënë në praktikë atë që kisha studiuar. Pas pak bleva një numër dhe e nxora në disa faqe të veçanta. Prej aty, nisi gjithçka”.

Por çfarë i kërkojnë më shumë klientet? “Ajo që klientët më kërkojnë, më shumë se marrëdhëniet intime, është mbështetja morale. Puna jonë është ndryshe nga ajo e prostitutës. Me prostitutën puna kufizohet vetëm në aktin intim, ne jemi shoqërues. Klientët thjesht më thërrasin për të ngrënë darkë së bashku, për të shpjeguar problemet e tyre."

Ai rrëfen se "gjithashtu gjej shpesh femra që duan të më prezantojnë me miqtë e tyre si një të dashur fallco. Më shumë se trupin, gratë shpesh kërkojnë mendjen. Ne jemi shoqërues, kështu që ju duhet të keni një etiketë të caktuar dhe një stil të caktuar edukimi. Këtu në Firence dhe në Toskanë objektivi është shumë i ri, edhe nëse nuk mungojnë klientët 35 vjeç e lart”.

Po çmimet? “Çmimet janë vërtet të ndryshueshme. Shumë varet nga sa punë duhet bërë. Secili ka metodën e tij: ka nga ata që tarifojnë me orë ose nga ata që bëjnë paketa një ose më shumë ditë. Çmimet zakonisht variojnë nga një minimum prej 500 deri në 1500 euro."

Por, si çdo gjë tjetër edhe të qenit zhigolo ka vështirësitë e sakrificat e veta.

“Familja ime nuk e di që unë e bëj këtë punë, sepse nuk e di se si mund të reagojnë. Vetëm disa miq të ngushtë e dinë profesionin tim. Plus që nuk kam mundësi të bie në dashuri. Deri më sot kam punuar me mbi 100 gra. Sigurisht, ndonjëherë kam rënë në dashuri, por nga ana tjetër më është dashur të mendoj gjithmonë për punën që bëja”.

Kur të heqë dorë nga kjo punë i riu thotë se do që "të hap një agjenci ku të mësoj dhe ndihmoj burrat në vështirësi në marrëdhëniet e tyre, ose si ta bëjnë një grua të ndihet e dashur apo metodat për të pushtuar vajzën e ëndrrave të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat