Gjarpërinjtë, rënia e dhëmbëve dhe ish-at: Ja ëndrrat më të zakonshme në botë

Life style

Gjarpërinjtë, rënia e dhëmbëve dhe ish-at: Ja ëndrrat më të zakonshme në botë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:37
Ilustrim

Studiuesit e 'mornings.co.uk' kanë bërë një kërkim për ëndrrat më të përhapura/para nga njerëzit në mbarë botën duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të 'Google'. Për të përcaktuar se cilat ishin ëndrrat më të zakonshme dhe ku, ata thjesht panë numrin e kërkimeve që ishin bërë për shpjegimin e një subjekti të caktuar që njerëzit kanë parë parë në ëndërr.

Epo, ëndrra që është parë më shumë nga njerëzit në gjithë botën është për gjarpërinjtë. Në një nga tre vende të marra në analizë (52 nga 147 nga totali i analizuar) gjarpërinjtë ishin në krye të listës.

Në vend të dytë, pas gjarpërinjve (normalisht të lidhur me frikën dhe shqetësimin) është rënia e dhëmbëve, në 17 vende. Në vend të tretë është shtatzënia, në të katërtin martesa dhe në të pestën ish-at.

Në Shtetet e Bashkuara rënia e dhëmbëve është ëndrra më e kërkuar (81,000 klikime), e ndjekur nga gjarpërinjtë (19,400), ish-at(17,000), merimangat (16,000) , pushime (14,000), ndjekje (9,600), martesë (9,200), miza (8,600), seks (8,400), arinj (8,300).

Në Mbretërinë e Bashkuar rezultatet janë të ngjashme, por pozicionet ndryshojnë nga vendi i tretë e më tej, me shtimin e flokëve, dasmës, ditëlindjes, zjarrit.

Në Itali, çuditërisht, ëndrra më e zakonshme është shtatzënia. Në Francë, ëndrrat më të zakonshme kanë të bëjnë me ish-at; në Haiti ëndërrohen makina; në Qipro deti; në Jordani prerja e flokëve; në Korenë e Jugut rënia në ujë; në Afrikën e Jugut, para dhe në Kili, minjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat