‘Pulitja-fantazmë e syve’: Çfarë është truku i ri në TikTok?

Life style

‘Pulitja-fantazmë e syve’: Çfarë është truku i ri në TikTok?

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 08:59
Ilustrim

Një nga gjërat që u bëri më shumë përshtypje njerëzve që kanë parë “Wednesday Addams” së fundmi është fakti se Jenna Ortega, aktorja kryesore, nuk i puliste sytë thuajse në asnjë moment.

Nisur nga kjo, në internet nisi të qarkullojë trendi i “ghost blinking” (pulitja-fantazmë e syve). Mos u frikësoni: Nuk ka të bëjë me fantazmat.

Ghost blinking është një strategji për t'i mbajtur sytë hapur për periudha të gjata kohore. Nëse i mbani sytë pa pulitur për periudha të gjata kohore, do të keni djegie, kruajtje dhe lot në sy. Kjo është mënyra se si truri ju kërkon që të pulisni sytë në mënyrë që të siguroni lagështi për ta.

Sipas njerëzve në TikTok, përmes ghost blinking ne jemi në gjendje ta mashtrojmë trurin “që të mendojë” se i kemi pulitur sytë. Pra, duhet thjesht të mendoni sikur i keni pulitur.

Në shumë komente, pretendohet se praktika funksionon. Të tjerë thonë se është e pamundur që të mos i pulisni sytë për periudha të gjata kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat