Çfarë është tensioni seksual dhe si duhet të veproni kur përjetoni 'flutura në stomak'

Life style

Çfarë është tensioni seksual dhe si duhet të veproni kur përjetoni 'flutura në stomak'

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:21
Ilustrim

Shikoni një njeri të panjohur në lokal dhe menjëherë ndjeni një shkëndijë. Pjesa tjetër e ambjentit zhduket për një moment. Papritur gjunjët tuaj lëvizin pa kontroll. Duket sikur ka një tërheqje magnetike mes jush, një dridhje që pothuajse mund ta ndjeni dhe në ajër.

Situata si këto shfaqen dukshëm në historitë e bukura të njohjeve të çifteve të lumtura. Por tensioni seksual nuk është vetëm në takimet e para, madje dhe njerëzit në marrëdhënie afatgjata mund ta përjetojnë ende këtë ndjenjë me partnerët e tyre.

E thënë thjesht, “tensioni seksual mund të jetë përbërësi sekret që dallon një marrëdhënie të mirë”, thotë Nazanin Moali, PhD, një terapiste seksi e certifikuar.

Dhe ndërsa tensioni seksual mund të jetë pozitiv dhe ta bëj më të fortë marrëdhënien, sidomos kur ndjenja është e ndërsjellë, ju mund të gjeni veten në situata ku përjetoni tension seksual që ndoshta nuk duhet të veprohet. Veçanërisht duke marrë parasysh statusin e marrëdhënies së dikujt ose rrethana të tjera.

Çfarë është saktësisht tensioni seksual?

“Tensioni seksual ndodh kur një ose të dy personat përjetojnë tërheqje seksuale; megjithatë, ata nuk veprojnë në përmbushjen e këtyre dëshirave,” thotë Moali. "Në thelb, tension seksual janë të gjitha ndjenjat dhe veprimet që përbëjnë 'pritjen për sulm'.

Si ta kuptoj nëse po përjetoj tension seksual?

Të gjithë janë të ndryshëm, por disa shenja të zakonshme fiziologjike të tensionit seksual përfshijnë skuqjen, zgjerimin e bebeve të syrit, rrahjet e forta të zemrës, shtrëngimin e muskujve.

Përveç shenjave fizike, ka edhe shenja mendore. Shenjat psikologjike mund të përfshijnë paaftësinë për t'u përqendruar, rritjen e vetëdijes dhe të qenit i preokupuar me personin tjetër.

Ju mund të jeni duke menduar me vete: “Epo, këto duken si të njëjtat tipare me ankthin. Si ta kuptoj se çfarë jam duke përjetuar?”

Ankthi dhe tensioni kanë shumë ngjashmëri në simptoma, kështu që mund të jetë e ndërlikuar. Por për të qartësuar ndjesitë duhet të keni diçka parasysh:

Edhe nëse ndjeni tërheqje ose tension seksual, kjo nuk do të thotë se ndjenja është e ndërsjellë.

Çelësi është të reflektoni jo vetëm për mënyrën se si ndiheni, por edhe për sinjalet nga personi tjetër. A duket po aq flirtues? A afrohet me ty, duke të prekur në momente të rastësishme gjatë bisedës?

Këto sinjale mund të ndihmojnë në përcaktimin nëse jeni të dy në të njëjtën linjë, dhe kjo është thelbësore për të kuptuar se çfarë të bëni më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat