Më do, s'më do? Për të qenë më të sigurta kushtojini vëmendje këtyre detajeve

Life style

Më do, s'më do? Për të qenë më të sigurta kushtojini vëmendje këtyre detajeve

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:59
Ilustrim

Dashuria e vërtetë jo vetëm mund të ndihet, por është e dukshme edhe me sy të lirë. Por nëse jeni një nga ata njerëz që kërkojnë prova në çdo situatë dhe preferojnë fakte, kushtojini vëmendje shenjave të mëposhtme.

1. Ndan gjithnjë ushqimin me ty

Ka shumë njerëz që e urrejnë kur dikush merr një kafshatë nga pjata e tyre, veçanërisht pa pyetur më parë. Shumë meshkuj mund të ndjehen edhe çuditshëm kur ushqehen me të njëjtën lugë apo pirun. Kjo është arsyeja pse të shohësh partnerin tënd të ndajë ushqimin me ty është një shenjë e mirë e dashurisë.

2. Ju dërgon mesazhe me zë

Kjo është një alternativë e mirë për ata që nuk mund të jenë bashkë aq sa duan, por përsëri ndjejnë nevojën për të qëndruar ‘të lidhur’. Mesazhet zanore janë prekës dhe më të përshtatshme për komunikimin në distancë. Kur partneri t’ju dërgojë një mesazh zanor, do të thotë se ka gjetur kohën dhe është përpjekur për ta regjistruar atë, ndonjëherë duke kërkuar edhe për një vend të qetë, vetëm sepse do të qëndrojë i lidhur me ty.

3. E lë telefonin pa fjalëkalim

Fjalëkalimet sekrete mund ta bëjnë partnerin të mendojë: 'Ka diçka që më fsheh'. Kjo nuk është gjë e mirë për një marrëdhënie. Nuk po themi se ju duhet të dini të gjitha fjalëkalimet e partnerit, sepse ekziston dhe e drejta e privatësisë.

4. Eshtë i gatshëm të provojë gjëra të reja me ty

Një partner, i cili kujdeset thellësisht për ju dhe dëshiron të mësojë më shumë për personalitetin tuaj, patjetër që do të përpiqet të krijojë situata dhe aktivitete. Në këtë mënyrë duke u përfshirë në të njëjtat rrethana, lidhja juaj forcohet dhe kaloni më shumë kohë së bashku.

5. Ju lë shënime apo dhurata surprizë përreth

Kartat e vogla "I Love You" të fshehura në xhepin e palltos, mesazhe qesharake të shkruara në një pasqyrë banjoje me pastë dhëmbësh, pjesa e fundit e çokollatës suaj të preferuar e ruajtur për TY, shembujt janë të pafund. Por kuptimi kryesor që japin gjëra të tilla është - "Unë të dashuroj, dhe dua që ta dish këtë çdo ditë."

6. Ndryshon zakonet

Zakonet e vjetra zhduken me vështirësi. Ne nuk mund të presim që dkush të ndryshojë plotësisht personalitetin për të qenë në një lidhje.

7. Zgjedh të bisedojë në vend që të heshti

Kur shfaqen debate apo situata jo të këndshme, personi që me të vërtetë kujdeset për harmoninë midis jush, gjithmonë do të zgjedhë dialogun dhe ndershmërinë në vend të shtyrjes së diskutimit. Dashuria ka të bëjë edhe me mirëkuptimin.

8. Krenohet që është me ty

Është normale ta mbani marrëdhënien private në fllim, pasi jeni duke ecuar në një tokë të paqëndrueshme me ulje dhe ngritje. Por, kur koha kalon dhe njëri nga partnerët ende nuk është gati të dalë në publik, ka një problem.

Por, ka dhe nga ata që janë të gatshëm t'ju prezantojnë me miqtë, familjen dhe kolegët,  flasin shumë për ju, vlerësojnë çdo hap tuajin drejt një qëllimi të caktuar dhe festojnë fitoret tuaja të mëdha.

9. Nuk largohet kur ti ke më shumë nevojë për të

Nëse partneri mund të trembet lehtësisht nga pamja juaj jo aq e bukur, temperatura e lartë, dobësia, kjo është për të ardhur keq. Nëse ai me padurim vrapon për të blerë portokall, ju mat herë pas here temperaturën dhe bën gjëra që ty të bëjnë të ndihesh mirë, atëherë e gjetët personin e duhur.

10. Dëgjon këshillat e tua

Kjo është vërtet e vështirë. Nga njëra anë, gratë janë në kërkim të një burri të fortë që mund të marrë vendime dhe burrat duan një grua që mund të bëjë më mirë sesa të qenit në nevojë dhe e pavendosur gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, ne të gjithë duam një partner, i cili është i gatshëm të na dëgjojë dhe nuk do të turpërohet kur të kërkojë këshilla. Nëse keni në krah një person që ju dëgjon, mos e lini të shkojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat