10 gjëra që mëson pas një ndarjeje të dhimbshme

Life style

10 gjëra që mëson pas një ndarjeje të dhimbshme

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 14:27
Ilustrim

Kur dy persona ndahen (cilado qoftë arsyeja), sërish secili kalon një periudhë të vështirë, por reflektuese. Cilat janë mësimet që merr pas një ndarjeje të dhimbshme?

Quhet “zemër e thyer” për një arsye

Sepse ti ndihesh sikur diçka brenda teje vërtet është thyer, ndien një lëmsh në stomak dhe ndonjëherë, edhe dhimbje fizike.

Në fakt, fjalët që tingëllojnë si klishe, të ndihmojnë ta harrosh ish-in/en

Domethënë, është çështje kohe, sigurisht, por kur dikush të thotë “Duhet të dalësh”, “Të merresh me veten” dhe të tilla fjali, besoje sepse të ndihmojnë.

Ndoshta do ta mbash mendjen për shumë gjatë te personi tjetër

Shumë gjëra do të të kujtojnë personin tjetër dhe kjo është totalisht okay. Ti mund ta gjesh veten duke lotuar me një këngë të Taylor Sëift, apo me një film romantik. Me kalimin e kohës, kjo do të ndryshojë dhe ti do ta rimarrësh veten.

Mund të bëhesh pak i/e pasjellshëm/me me ata që të rrethojnë

Ndoshta ti nuk do ta vësh re, por miqtë e tu (sidomos ata që janë të lidhur), mund të lëndohen pak nga komentet e tua mbi çiftet në përgjithëse. Ashpërsia jote është e justifikueshme, por jo për shumë gjatë.

Miqtë janë super të rëndësishëm

Ta sigurojmë që askush nuk të gjendet më shumë pranë se miku/ja yt/jote i/e ngushtë! Gjithmonë me ty, në të mirë e në të keqe.

Do të të duhet ca kohë derisa të njohësh njerëz të rinj

Për momentin, të bezdis çdo DM ose tentativë e dikujt për të të njohur në mënyrë romantike. Është tejet personale koha dhe periudha kur do të jesh gati të njohësh njerëz të rinj, ndaj mos e krahaso veten me të tjerët.

Je shumë më i/e fortë se mendon

Do ta kalosh, të premtojmë! Thjesht të duhet pak ndihmë dhe kjo është mëse normale.
 
Do të të duhet të thyesh rutinën

Krijo një rutinë të re përkujdesi për veten dhe të lësh pas atë që kishe me partnerin/en. Kjo do të të ndihmojë të fitosh privatësinë dhe të merresh më shumë me veten.
 
E dimë që s’është fiks ajo që do të dëgjosh, por ndodhi për një arsye

Kur të jesh më “i/e ftohtë” do ta kuptosh që në atë moment, ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat