Nga të përzierat te halucinacionet: Çfarë është sindroma e Parisit

Life style

Nga të përzierat te halucinacionet: Çfarë është sindroma e Parisit

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Parisi njihet për historinë, kulturën, Kullën Eiffel, Harkun e Triumfit, katedralen e Notre-Dame, Muzeun e Luvrit, restorantet me yje Michellin, arkitekturën, modën etj. Ndër këto, njihet edhe për sindromën e Parisit.

Një përqindje e vogël e atyre që vizitojnë qytetin e dashurisë përjetojnë sindromën e Parisit, një gjendje psikologjike me simptoma që përfshijnë të përziera, të vjella, djersitje, marramendje, rritje të rrahjeve të zemrës dhe halucinacione.

Çfarë është saktësisht sindroma e Parisit? Kush priret ta përjetojë dhe pse?

Ndonëse nuk është vendosur në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM), sindroma e Parisit njihet nga shumë ekspertë si një dukuri e vërtetë, megjithëse e rrallë.

Sindroma e Parisit duhet të konsiderohet si një formë ekstreme e shokut kulturor, thotë Mathieu Deflem, profesor i sociologjisë në University of South Carolina. Shoku kulturor, në raste veçanërisht të rënda, mund të bëjë që njerëzit të ndihen të çorientuar, të depresionuar, nervozë dhe të sëmurë fizikisht.

"Shoku kulturor është një gjendje që krijohet kur njerëzit, nga një realitet simbolik, e gjejnë veten të zhytur në një tjetër," shkruan Rachel Irwin, studiuese e shkencave kulturore. Simptomat e shokut kulturor janë të ngjashme me ato të përjetuara nga dikush që ka ankth.

Në raste veçanërisht ekstreme të ankthit - si me shokun kulturor – të përzierat mund të shkaktojnë të vjella, çorientim dhe një mori reaksionesh të tjera fizike.

Ndonëse të gjithë përjetojnë tronditje kulturore "në një formë ose në një tjetër kur vizitojnë një vend të ri", disa njerëz e ndiejnë më shumë. Në rastin e Parisit, duket se turistët japonezë e përjetojnë më shumë. Pse?

Kultura japoneze ka një qasje disi të romantizuar për Perëndimin, "veçanërisht Europën" e Parisin, që është ndikuar nga filma si “Amélie”, "Before Sunset", "An American in Paris" apo libra, “A Night at the Majestic”, "A Moveable Feast" etj.

Në shumë kultura, Parisi paraqitet në mënyra që nuk pasqyrojnë realitetet e qytetit, veçanërisht jo në kohët e fundit, kur pjesa më e madhe e Parisit nuk është më Franca e dikurshme.

Kjo sindromë, ndonëse i referohet Parisit, mund të ndodhë në çdo vend ku realiteti nuk përputhet me pritshmëritë tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat