16 shenja që tregojnë se je rritur nga një prind më shumë kritik seç duhet

Life style

16 shenja që tregojnë se je rritur nga një prind më shumë kritik seç duhet

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 06:04
Ilustrim

Kritikat janë të vlefshme dhe sidomos ato që vijnë nga prindërit duhen dëgjuar me vëmendje, por kujtoni se çdo kërkon masë dhe ekuilibër. Ndoshta padashur, prindërit tanë e harrojnë këtë dhe në një moment e gjen veten duke menduar për ndikimin negativ që kritikat e shumta të prindërve kanë lënë në shëndetin tuaj mendor.

1. Të duhet shumë kohë të besosh tek vetja

Kritikat e vazhdueshme në moshë të hershme, të krijojnë përshtypje se gjërat që ti mendon, ndjen apo bën janë gabim në një formë apo tjetrën. Si rezultat ti dyshon gjatë gjithë kohës tek vetja.

2. Heziton të marrësh sfida të reja

Mungesa e vetëbesimit dhe dyshimi ta bëjnë shumë të vështirë t'i besosh aftësisë tënde për të përballur një sfidë të re. 

3. Ke tendencën për të qenë perfeksionist

Ti harron se njerëzit bëjnë gabime dhe është shumë normale. Për ty, një gafë e thjeshtë të kujton ndjesi të vjetra që lidhen me fëmijërinë.

4. E ke shumë të vështirë t'i hedhësh pas krahëve gabimet e tua

Të ndikojnë më shumë nga ç'duhet dhe të duken si një dështim i radhës.

5. Të duhet shumëëë kohë për të përfunduar një detyrë

Një email, një letër, apo zgjedhja e një dhuratë të merr shumë më tepër kohë nga ç'supozohet të të marrë. Kjo sepse ti mendohesh gjatë për të shmangur gabimet. 

6. Kërkon vazhdimisht falje

Nëna dhe babai yt kanë qenë shumë të shpejtë për të të thënë se ke bërë gabim diçka dhe sot ti e ke më të lehtë të supozosh që je gabim. Rrjedhimisht, kërkon falje.

7. Ndjen nevojën për t'u sqaruar

Sepse ti mendon gjithmonë se të tjerëve iu krijon përshtypjen se ka diçka që s'shkon me ty. Eshtë thjesht mendimi yt.

8. Rrallë ndodh të merrni seriozisht një kompliment

S'e besoni se jeni gjithë kohës duke kritikuar veten. Do ta gjeni se s'bën një mënyrë për ta mohuar atë gjënë pozitive që dikush ju thotë.

9. Ke shumë ankth social

Grumbullimet të frikësojnë, takimet e reja të shkaktojnë ankth, ke ndrojtje të vazhdueshme dhe kjo reflektohet edhe nëpër biseda.

10. Jeni të prirur të vuani nga depresioni

Duke qenë se nuk besoni tek pozitiviteti i të tjerëve ndaj jush, dëgjoni më shumë kritikat e tyre dhe i merrni seriozisht. Kjo ju bën të mërziteni më lehtë për çdo situatë dhe si rrjedhojë të përballeni me ankthin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat