5 këshilla që të bëhesh shef i respektuar

Life style

5 këshilla që të bëhesh shef i respektuar

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

1. Fito besimin e të tjerëve

Themeli për gjithçka që lidhet me udhëheqjen tuaj duhet të ndërtohet mbi besimin. Në librin e tij fenomenal “Shpejtësia e Besimit”, Stephen Covey thotë se një ekip me besim të lartë do të prodhojë rezultate më të shpejtë dhe me kosto më të ulët. Urtësia tradicionale thotë që njerëzit duhet të fitojnë më parë besimin, apo jo? Por, është gjetur se, në organizata të shëndetshme, udhëheqësit me një mendësi shërbyesi janë të gatshëm për të dhënë fillimisht besim për ndjekësit e tyre, dhe ata e japin si dhuratë, edhe para se të fitohet prej tyre.

2. Hiqni dorë nga egoja juaj

Një ego e sëmurë mund të jetë një barrë për kryerjen e punës. Pyetni Kenneth Lay (e ndjerë), ish CEO i Enron. Një lider me një ego të shëndetshme është ai që ka zotëruar ekuilibrin paradoksal të përulësisë personale me besimin dhe vendosmërinë e fortë. Kjo është një udhëheqës që ju do të donit të ndiqnit, sepse ai ose ajo është i sigurt.

3. Demonstroni kompetencë

Sigurisht, një karakter të fortë në shërbim të të tjerëve është vendimtar për të tërhequr njerëzit. Por besimi del nga dritarja proverbiale, në qoftë se ju nuk mund të demonstroni njohuri dhe ekspertizë në fushën tuaj, ose në industrinë që do e shpjerë përpara vizionin tuaj. Kjo përfshin aftësinë për ta komunikuar atë vizion, me qëllim që ndjekësit të jenë të angazhuar aktivisht për ndjekjen e tij. Kompetenca ndërton besim tek njerëzit që ju ndjekin. Dhe besimi i tyre tek ju, udhëheqësi, në fund do të sjellë përsosmëri.

4. Frymëzoni të tjerët që të gjejnë zërin e tyre

Në hierarkitë tradicionale nga lartë-poshtë, shefat në majë të zinxhirit ushqimor parashtrojnë një vizion, më pas përdorin pushtetin dhe kontrollin për të lëvizur njerëzit që ta vënë në zbatim atë vizion. Në ekonominë e sotme sociale, liderët parashtrojnë një vizion të kompanisë dhe më pas u kërkojnë ndjekësve të shprehin zërin e tyre, si bashkëkrijues dhe bashkëkontrobues për vizionin. Frika dëbohet dhe njerëzit janë të lirë dhe të fuqizuar që të bashkëpunojnë, të sjellin risi dhe të angazhohen.

5. Zhvilloni një identitet kulturor

Kompanitë si Google, Zappos, TDIndustries dhe HubSpot kanë identitete të spikatur të korporatës që tërheqin punonjës të mirë. Zakonisht këto kultura korporate përqëndrohen përreth faktit që punonjësve u jepet pronësi e vendimeve të tyre, origjinalitet (komunikim i hapur, shprehje mendimesh, idesh dhe perspektivash), dhe ndërtim komuniteti (bashkëpunim, diversitet, përfshirje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat