Të flasësh me duar e këmbë?! Ja çfarë përfitojnë fëmijët nga gjuha e trupit

Life style

Të flasësh me duar e këmbë?! Ja çfarë përfitojnë fëmijët nga gjuha e trupit

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 06:44
Ilustrim

Sa herë sjellim në mend fqinjët tanë italianë, nuk mund të mos përmendim gjestikulacionin e tyre tipik. Në të vërtetë komunikimi jo-verbal nuk është pronë e një kombësie specifike, por një kod komunikimi ku flet gjuha e trupit.

Sa herë ju ka ndodhur t’u thoni fëmijëve të rrinë drejt dhe të mos flasin me duar e këmbë. Me dhjetëra herë apo jo? Arsyeja ? Nuk është e sjellshme dhe etike të flasësh a sillesh ashtu në mes të njerëve. Por pasi të lexoni rezultatet e këtij studimi që vjen nga Amerika e largët do të mendoheni dy herë nëse do i pengoni .

Sipas një studimi të bërë nga University of York dhe University of Hertfordshire, fëmijët të cilët përdorin gjeste janë më krijues dhe inteligjentë. Në këtë studim morën pjesë 132 fëmijë të moshës 8-10 vjeç. Psikologët e zhvillimit vendosën para tyre tre objekte të zakonshme : një gazetë, një çajnik dhe një kontenitor qelqi.

Fëmijët duhet t’i vëzhgonin me vëmendje këto produkte dhe të imagjinonin sa më shumë përdorime të tyre. Rreth 36% e fëmijëve përdorën afërsisht 13 gjeste për secilin prej objekteve.Mimika e fytyrës, qëndrimi i trupit, pulitjet e syve dhe lëvizjet e duarve u jepni atyre një pamje prej gjeniu. Idetë e tyre ishin përtej të zakonshmes, të mbushura me ngjyra dhe plot jetë dhe kishin performacë më të mirë si në shkollë dhe familje.

Në fund u vu re se fëmijët të cilët përdonin lëvizjet e duarve gjatë të menduarit dhe shprehurit ishin shumë më krijuese. Përtej kësaj arsyeje studimore, është gjithmonë bukur t’i shihni tek luajnë me duar e këmbë dhe përkëdhelen apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat