Llojet më të vështirë dhe të bezdisshëm të njerëzve me të cilët na duhet të punojmë gjatë festave!

Life style

Llojet më të vështirë dhe të bezdisshëm të njerëzve me të cilët na duhet të punojmë gjatë festave!

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 14:42
Ilustrim

Pushimet padyshim janë periudhë e gëzueshme, por mund të jenë edhe të sikletshme: sidomos kur e kalon ditën duke punuar shumë, nën presionin e afateve përfundimtare dhe mbi të gjitha- në praninë e kolegëve që ta bëjnë dhjetorin jo dhe aq magjik! 

Për ç'lloj kolegësh e kemi fjalën e zbuloni në vijim!

ADVERTISING

1. Ata që të detyrojnë me çdo kusht të jesh në qejf

Mes gjithë llojeve të kolegëve me të cilët punojmë, është sigurisht edhe ai që kërkon me çdo kusht që të gjithë të jenë në qejf, të kalojnë kohën duke festuar dhe të ndjejë çdo sekondë atmosferë festash. Ose ose, është ai/ajo tipja që vë për 8 orë rresht "All i Want for Christmas is You" dhe nuk kupton që NUK duam ta dëgjojmë.Në fakt e vërteta është se ka shumë arsye pse të gjithë ata që janë në punë kanë fare pak dëshirë për të qenë festivë. Arsyeja kryesore: Janë në punë!

Qejfi nuk mund të sforcohet prandaj lërini kolegët të qetë në punën e tyre! 

2.  Ai që supozon se njerëzit që janë single s'kanë nevojë për ditë pushimesh sa të tjerët

Kolegë të tillë që paragjykojnë duke dhënë edhe opinione me zë të lartë janë edhe më bezdisshmit! Si mund të supozojë dikush për ditët e pushimeve të tua nisur nga statusi aktual? Shumë shpesh ndodh që të përballeni me punonjës që mendojnë se meqë nuk jeni ende familjarë apo në një lidhje nuk ju duhen aq pushime sa të tjerët. S'është e vërtetë dhe askush s'ka pse të sakrifikojë ditët e pushimit që i meriton 100% vetëm se njerëzit krijojnë ide të tilla në kokën e tyre. 

3. Ata që mendojnë se të gjithë po festojnë si ta

Thënë ndryshe, kolegu që s'është fare empatik. Kujtoni që jo të gjithë i festojnë Krishtlindjet si ju dhe thuajani vetes shpesh para se t'ju thonë të tjerët. 

4. Ai që vë afate urgjente gjatë dhjetorit

Të punosh me afate gjatë muajit festiv s'është dhe aq e thjeshtë, por në të njëjtën kohë punët duhen mbyllur. Sidoqoftë nuk është e nevojshme të punohet nën presion dhe është detyra e drejtuesëve për të bërë organizimin e duhur që gjërat të mos mbeten për në minutën e fundit, atëherë kur të gjithë duan të festojnë.

5. Ai që kontrollon dhe pret që kolegët të punojnë shumë gjatë kohës që është pushim

Pra, e kemi fjalën për atë tipin që bën kontrollin nga shtëpia, teksa po shijon ditët pushim. Nëse doni që kolegët t'ju mbulojnë edhe punët tuaja gjatë ditëve festive atëherë duhet të dini si ta kërkoni dhe silleni. Askush nuk ju detyrohet asgjë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat