Të ndash furçën e dhëmbëve me partnerin qenka më e shpeshtë nga se mendoni: Sa (jo)higjienike është?!

Life style

Të ndash furçën e dhëmbëve me partnerin qenka më e shpeshtë nga se mendoni: Sa (jo)higjienike është?!

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Ka dy grupe njerëzit në këtë botë: Janë ata të cilëve u duket gjëja më e shpifur në botë të përdorin qoftë edhe një herë furçën e partnerit, dhe ata të cilët thonë "ok, ndodh ndonjëherë, punë e madhe". 

Pa marrë parasysh te cili grup bëni pjesë ju, duhet të dini se të ndash furçën me partneri/en, nuk është gjëja më e "e shëndetshme" kur bëhet fjalë për higjienën orale. 

Por, nëse ju ndodh ta huazoni herë pas herë furçën e dhëmbëve të tij/saj, nuk jeni vetëm. Sipas një ankete online në match.com, nga 1100 njerëz, 22% e njerëzve pranojnë se e bëjnë relativisht shpesh këtë. 76% thonë se u ka ndodhur të paktën njëherë, por partneri i tyre nuk e ka marrë vesh. 

Ky zakon mund të mos duket edhe aq i keq - po e ndani me një person me të cilin putheni rregullisht në fund të fundit. Por sipas orto-dentistes Ana Castilla,  ndërrimi i pështymës dhe ndërrimi i furçave nuk janë e njëjta gjë – fare. Dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk do ta rekomandonte kurrë.

“Goja është shtëpia e qindra llojeve të ndryshme bakteresh dhe herë pas here disa viruse mund të transferohen lehtësisht nga një person te tjetri duke përdorur një furçë dhëmbësh, përfshirë viruse përgjegjës për ftohjet, gripin, herpesin dhe madje edhe sëmundjet periodontale”, thotë Dr. Castilla.

Edhe nëse besoni se të dy jeni krejtësisht të shëndetshëm, kur bëhet fjalë për bakteret dhe përhapjen e infeksionit, është mirë të jemi të sigurt.

Kështu që herës tjetër që nuk po gjeni dot një furçë, mos merrni gjënë e parë që ju del përpara. Dentistët do të preferonin një pastrim me gisht (të dezinfektuar), sigurisht në rastet kur nuk ju gjendet furça *juaj* personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat