Ca mënyra të thjeshta për të karikuar baterinë tuaj sociale!

Life style

Ca mënyra të thjeshta për të karikuar baterinë tuaj sociale!

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Kur jeta sociale fillon të ngarkohet shumë, është e lehtë të kaloni nga një ngjarje në tjetrën pa pushim në mes. Kjo mund të jetë argëtuese dhe emocionuese, derisa vini re se jeni të rraskapitur dhe bateria juaj sociale ka shteruar.

Sado e rëndësishme të jetë ruajtja e miqësive dhe të qenit social në punë, lagje, shkollë, etj. – marrëdhënia më e rëndësishme në fund të ditës, është ajo që keni me veten.

Mos e neglizhoni atë, edhe kur jeta sociale është plot ngjarje dhe tension. Të merrni kohën tuaj për të pushuar dhe për t’u rikuperuar është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për jetën tuaj sociale.

Nëse bateria juaj sociale po “fiket” shpesh ose keni një varg të gjatë ngjarjesh sociale që do të vijnë, ekspertët rekomandojnë disa teknika që mund t’ju ndihmojnë ta ruani dhe forconi sa më shumë baterinë tuaj sociale.

Programoni "kohën për veten” (me time) midis ngjarjeve. Bëni të pamundurën për të gjetur kohë, qofshin këto edhe pak minuta, për të ngadalësuar pak dhe për të qëndruar me veten. Mund të bëni një shëtitje të shpejtë para takimit të radhës, apo të pini kafen vetëm një mëngjes.

Ju gjithashtu mund të vendosni edhe një ditë të tërë në axhendën tuaj dhe t’ia dedikoni plotësisht vetes.

Jepini përparësi aktiviteteve që ju ringarkojnë. Me fjalë të tjera, mos e përdorni kohën tuaj të pushimit për të parë video në TikTok ose filma në Netflix, përveç rasteve kur kjo ju gjallëron vërtet.

Është koha për t'u angazhuar në aktivitete që ju ushqejnë dhe ju ngarkojnë, si stërvitja, gjumi, leximi, ushqimi i mirë, rrezet e diellit dhe meditimi. Jini të qëllimshëm në lidhje me aktivitetet që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe ju japin energji, në vend që të kërkoni diçka që thjesht “ju mpin”.

Kur kaloni kohë me veten, zgjidhni të jeni aq të angazhuar dhe të pranishëm sa do të ishit me një person tjetër.

Shikoni me kujdes njerëzit me të cilët kaloni kohë. Nëse vëreni se bateria juaj sociale shpesh zbrazet duke qenë rreth një personi ose grupi të caktuar njerëzish, mund të jetë një shenjë se ju nuk jeni vetvetja juaj autentike rreth tyre. Merrni parasysh të kufizoni kohën tuaj rreth këtyre njerëzve, të cilët ka të ngjarë t’ju shterrojnë energjinë pa ju kthyer asgjë në këmbim.

Vendosni kufij. Kuptoni se është në rregull të mos jeni në çdo dalje shoqërore. Nëse ndjeni se duhet të thoni jo, mund ta bëni pa u ndjerë fare keq për këtë.

Flisni me një terapist. Nëse e shihni se bateria juaj sociale po zbrazet shpesh dhe këto mjete nuk po ju ndihmojnë ose nuk jeni të sigurt se si t'i zbatoni ato, mund të konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor për t'ju ndihmuar të ruani energjinë dhe të menaxhoni kohën në mënyrë efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat