Si të shmangni plasaritjen e lëkurës në muajt e ftohtë?

Life style

Si të shmangni plasaritjen e lëkurës në muajt e ftohtë?

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Stinën e ftohtë të vitit zakonisht e lidhim me reshje të shpeshta, reshje bore, rroba dhe këpucë të ngrohta, por edhe me lëkurën e thatë

Kjo është stina e vitit kur lëkura humbë lagështinë, gjë që rezulton me plasaritje dhe skuqje të lëkurës.

Ata me lëkurë problematike dhe të thatë janë veçanërisht të rrezikuar. Me uljen e temperaturës, rritet edhe lagështia në ajër, e cila nxjerr lagështinë nga lëkura, duke e bërë atë të thatë. Ngrohja qendrore gjithashtu kontribuon në tharjen e lëkurës, e cila e përkeqëson më tej gjendjen.

Zbuloni më poshtë se si të dalloni dhe shmangni plasaritjen e lëkurës në muajt e ftohtë dhe të siguroni një çehre të bukur dhe të rregulluar gjatë gjithë vitit.

 Skuqja dhe acarimi të shoqëruara me luspa të thata, të vogla dhe të bardha janë shenja të dehidratimit të lëkurës. Lëkura e thatë mund të shkaktojë edhe kruajtje apo tendosje të pakëndshme. Lëkura është e ashpër dhe plot plasaritje të imëta. Si të shmanget plasaritja e lëkurës?

 Shmangni dushin me ujë të nxehtë dhe me sapunë agresivë. Lahuni në ujë të ngrohtë, duke përdorur sapunë për njomje të lëkurës dhe mos qëndroni në vaskë më shumë se 10 minuta.

 Fshini fytyrën dhe trupin duke prekur butësisht lëkurën me peshqir. Brenda 3 minutave nga dushi apo larja aplikoni krem hidratimi dhe krem ushqyes. Kujdes të veçantë kushtoni duarve, bërrylave, fytyrës, pjesës së poshtme të këmbëve dhe shputave. Nëse vuani nga kruajtje jashtëzakonisht të pakëndshme, provoni që atë zonë ta lyeni me krem hidratimi, të vendosni kompresa të ftohta të cilat do ta zbusin kruajtjen. Përveç kremrave hidratues, rekomandohet të provoni, vajra, pomada ose kremra për kujdesin e lëkurës së thatë.

 Ulni temperaturën e ngrohjes në një dhomë të mbyllur dhe vishni një triko më të ngrohtë dhe çorape termike.

 Nëse jeni jashtëzakonisht të ftohtë dhe nuk mendoni për uljen e ngrohjes, mos harroni të përdorni një lagështues dhe herë pas here ajrosni dhomat.

 Shmangni leshin dhe materialet e tjera të vrazhda që mund të irritojnë lëkurën.

 Gjithmonë vishni doreza gjatë dimrit dhe aplikoni shpesh losion duarsh.

 Pini shumë ujë për të hidratuar lëkurën tuaj nga brenda jashtë.

 Gjatë muajve të ftohtë, përpara se të dilni nga shtëpia, aplikoni një krem të pasur hidratues në fytyrën tuaj për ta mbrojtur atë nga era dhe ajri i ftohtë.

 Një herë në javë, bëni një eksfolim të butë të fytyrës dhe trupit me kafe dhe vaj ulliri. Pas kësaj, bëni një maskë me kastravec të qëruar, kos dhe mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe shpëlajeni pas 15 minutash me ujë të vakët dhe aplikoni një krem hidratues.

Në rast të dëmtimit dhe acarimit të madh të lëkurës, vizitoni një dermatolog i cili do të caktojë një terapi të dedikuar për llojin tuaj të lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat