Të dish është më mirë se të kesh dhe këto 3 sekrete bukurie çdo vajzë duhet t'i mësojë sa më parë

Life style

Të dish është më mirë se të kesh dhe këto 3 sekrete bukurie çdo vajzë duhet t'i mësojë sa më parë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Të kujdesesh për veten nënkupton para së gjithash ta respektosh atë. Është diçka që e mësoni që në fëmijëri me gjeste të thjeshta të higjienës personale si larja e dhëmbëve apo e fytyrës. Me kalimin e viteve, jo vetëm që rriteni, por edhe ndërgjegjësoheni mbi rëndësinë e ritualit të përkujdesjes, i cili mund të interpretohet edhe si rituali i bukurisë.

Në artikullin e sotëm, Living do të zbulojë disa sekrete bukurie specifike që ju drejtohen të gjitha femrave mbi  25 vjeç. Qetësohuni ! Nuk ju duhet të blini produkte të shtrenjta që nuk ua mban xhepi, pasi këto truke mund t’i realizoni në shtëpi

Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë truk! Shtoni pak kripë të trashë në shampon e zakonshme të flokëve (nuk është e nevojshme të blini një enkas për yndyrën) dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë. Kaloni më pas balsamin dhe shpëlajini. Do ta shihni menjëherë ndryshimin.

Për shumë femra qerpikët e gjatë, të bukur dhe të dendur janë një pjesë shumë e rëndësishme e bukurisë. Për t’i patur nuk është e nevojshme t’i drejtoheni teknikës së zgjatimit (extension), por ndiqni praktikën e mëposhtme. Në një shishe të vogël rimeli shtoni ¼ lugë gjelle me aloe vera, ¼ lugë gjelle me vaj kastori dhe gjymë kapsule me vitaminë E.

Njollat kafe poshtë sqetullave, të shkaktuara nga depilimi i shkuar keq apo kundradjersa me përmbajtje kimike nuk janë aspak estetike për t’u parë e ekspozuar. Living ju propozon një recetë shumë interesante. Merrni disa feta patate dhe grijini në rende, më pas vendosini poshtë sqetullave. Lërini të veprojnë për 30 minuta dhe lahuni me ujë të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat