Të bëhesh prind do të thotë të marrësh përgjegjësi për një jetë tjetër

Life style

Të bëhesh prind do të thotë të marrësh përgjegjësi për një jetë tjetër

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Njeriu duhet të vendosë vetë se kur duhet të bëhet prind. Femra fillon të bëhet nënë në çastin kur e sheh fëmijën e saj për herë të parë.

Femra si krijesë natyrore ka aftësinë të rrisë jetë brenda vetes. Ajo pranon dhe e mbron farën e jetës që i dhurohet prej mashkullit, duke investuar gjithë veten e saj. Pa e kuptuar edhe vetë i vihet në dispozicion “jetës” prej ngazëllimit që provokon ndjesia e të qenit “jetëbërëse”.

Ky është një investim i bërë heshturazi çast pas çasti për nëntë muaj brenda vetes dhe 12 muaj në krahë dhe gji të saj (periudha e ushqyerjes me gji deri sa të marrë këmbët fëmija); një investim i plotë trup dhe shpirt, ditë pas dite, e zgjuar apo në gjumë duke mos ndjerë nevojën për t’u ankuar.

Edhe kur ankohet është vetëm një moment i cili fashitet menjëherë, sepse ndjesia e të qenit jetëbërëse është më e fuqishme. Mëmësia është ëndrra më e fuqishme e çdo gruaje si e vetmja formë që e prin atë drejt plotësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat