3 arsyet më të zakonshme pse gënjejmë: Jo, nuk janë ato që po mendoni!

Life style

3 arsyet më të zakonshme pse gënjejmë: Jo, nuk janë ato që po mendoni!

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 06:58
Ilustrim

Hulumtimet sugjerojnë se zbulimi i gënjeshtrave është shumë i vështirë dhe në fakt, aftësia jonë për t'i zbuluar gënjeshtrat nuk është aq e mirë sa mendojmë. 

Sa problem i madh është paaftësia jonë për të zbuluar gënjeshtrat dhe mashtrimet? Varet nga sa shpesh njerëzit gënjejnë për arsye keqdashëse. Kjo është e rëndësishme sepse jo të gjitha gënjeshtrat janë të këqija, imorale ose kriminale. Në fakt, ndonjëherë njerëzit gënjejnë për arsye dashamirëse.

Disa prej motiveve më kryesore pse gënjejmë janë këto:

1. Për të mos u gjykuar apo ndjerë turp.

2. Me synimin për të shmangur një dënim.

3. Për të mbrojtur veten nga hakmarrja.

4. Për asnjë "arsye të mirë" (për shembull gënjeshtra kompulsive).

5. Për t'u bërë përshtypje të tjerëve.

6. Për të marrë shpërblime.

7. Për shkak të pakujdesisë dhe impulsivitetit.

8. Për të përjetuar kënaqësi nga të mashtruarit e të tjerëve.

9. Me qëllim të mbajtjes sekrete të informacionit personal.

10. Për arsye prosociale - për t'i bërë të tjerët (dhe veten) të lumtur, si për shembull t'u thuash fëmijëve se Babagjyshi ekziston.

11. Për arsye altruiste - për të mbrojtur të tjerët nga dëmtimi emocional.

Vini re, nëntë motivet e para janë vetë-shërbyese; dy të fundit, të orientuara nga të tjerët.

Nga këto 3 arsyet më të shpeshta pse njerëzit gënjejnë janë:

1. Arsyet altruiste (për shembull për të mbrojtur të tjerët nga dëmtimi emocional)

2. Mbajtja sekrete e informacionit personal

3. Shamngia e gjykimit

Mesa duket, arsyeja më e shpeshtë pse ne gënjejmë nuk paska një qëllim të keq në vetvete. Megjithatë, a nuk meritojmë të dimë të vërtetën, edhe nëse nuk do të na pëlqejë ajo që do dëgjojmë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat