Pse shampot e vogla në hotele mund të ndalohen me ligj

Life style

Pse shampot e vogla në hotele mund të ndalohen me ligj

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Bashkimi Europian mund të ndalojë shampot dhe produktet e tjera në miniaturë, të cilat përdoret gjerësisht nëpër hotele.

Propozimi është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane, një plan në mbarë BE-në për atë që njhet si net zero – balanca midis sasisë së gazit serrë të prodhuar dhe sasisë së larguar nga atmosfera.

Në Europë, çdo person gjeneron mesatarisht 180 kg mbetje ambalazhi çdo vit. Paketimi është një nga fajtorët kryesorë, që përbën 40% të plastikës dhe 50% të letrës së përdorur në BE. Nëse nuk merren masa, mbetjet e ambalazheve plastike mund të rriten me 46% deri në vitin 2030, sipas Komisionit Europian.

Sipas ligjit të ri, disa forma të paketimeve të panevojshme do të ndalohen, duke përfshirë paketimet njëpërdorimshe për ushqimet dhe pijet kur konsumohen brenda restoranteve dhe kafeneve, ambalazhet njëpërdorimshe për frutat dhe perimet dhe shishet në miniaturë të shampove dhe ambalazhe të tjera miniaturë në hotele.

Propozimi për mbetjet e ambalazhimit po shqyrtohet aktualisht nga Parlamenti dhe Këshilli Europian.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat