Çfarë thotë numerologjia për vitin 2023?

Life style

Çfarë thotë numerologjia për vitin 2023?

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Eshtë koha për të deshifruar 2023-shin përmes numerologjisë sepse nëse nuk e dinit edhe vitet kanë numrat e tyre përkatës. Të kuptoni përmes numerologjisë vitin e ri, do t'ju ndihmojë të manifestoni objektivat tuaja më mirë. 

Si ta zbulojmë cili është numri i këtij viti?

2023= 2+0+2+3=7.

Kaq thjesht mësuat që numri 7 përfaqëson numerologjinë e 2023-shit, por çdo të thotë kjo? Ç'lloj energjie vjen me këtë numër?!

Fjalët kyçe janë: Analitik, besim, intuitë, llogjik, filantropi, vetë-reflektim, spiritualizëm. Ky vit sipas kësaj shkence do të sjellë përpjekje për të riformuar praktikat shpirtërore. Çfarë mund të bëni ju është të ktheheni tek qënia juaj dhe të vini qëllime përsa i përket zhvillimit personal. Përpiquni të mos mendoni më shumë nga ç'duhet këtë vit: bëni kujdes sepse numri 7 mund të manifestohet edhe si energji e cinizmit. 

2023-shi është vit në të cilin duhet të zhvilloni dhe dëgjoni më shumë zërin tuaj intuitiv. Të ndihmoni të tjerët gjithashtu, por mbi të gjitha të zbërtheni dhe çlironi veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat