Ja se cila është mënyra më e thjeshtë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj

Life style

Ja se cila është mënyra më e thjeshtë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një nga mënyrat më të thjeshta për të përmirësuar marrëdhënien tuaj është të shijoni më shumë përqafimet…

Çiftet që përjetojnë nivele më të larta të kontakteve jo-seksuale janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre.Meshkujt, në veçanti, ndiheshin më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre kur u tregohej më shumë dashuri rutinë.Për gratë, dashuria përmes prekjes ishte ende e rëndësishme, por nivelet e ulëta ishin të lidhura me pakënaqësinë në marrëdhënie.

Zonja Samantha Wagner, autorja e parë e studimit, tha:”Ka diçka specifike në lidhje me kënaqësinë e prekjes që ndërvepron me kënaqësinë e marrëdhënies, por jo pakënaqësinë për gratë.”

Studimi përfshiu 184 çifte të cilët u intervistuan për marrëdhënien e tyre dhe për dashurinë që tregonin në mënyrë rutinore ndaj njëri-tjetrit.Rezultatet zbuluan se më shumë dashuri lidhej me marrëdhënie më të mira.Për më tepër, kënaqësia e çiftit me kontaktet joseksuale lidhej gjithashtu me një martesë më solide.

Prekja mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe në kontekstin e gabuar mund të përbëjë abuzim.Personave me autizëm, për shembull, prekja mund të jetë dërrmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat