10 gjëra që duhet t'i bëni ndryshe këtë vit të ri!

Life style

10 gjëra që duhet t'i bëni ndryshe këtë vit të ri!

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 09:40
Ilustrim

Sa herë që afron fundi i një viti, na ndodh të bëjmë një lloj bilanci në mendjen tonë me gjërat që bëmë ose jo, me ato që mund të bënim më mirë apo më shpesh. 

Ndonëse nuk mund të ndryshojmë asgjë nga viti që shkoi, kemi një vit të tërë përpara, plot mundësi të reja dhe surpriza të tjera. Ja disa gjëra që do të ishte mirë të fillonit të bënit këtë vit.

1. Kaloni më shumë kohë me familjen. Jini të pranishëm 100% aty.

2. Socializohuni më shumë.

3. Mësoni një aftësi të re.

4. Shkruani më shumë: ditare mirënjohjeje, letra drejtuar vetes, njerëzve të afërt, atyre që nuk jetojnë më etj.

5. Krijoni një rutinë kujdesi për veten.

6. Flini më mirë këtë vit dhe bëni një gjumë më të rregullt (flini dhe zgjohuni në të njëjtën orë).

7. Justifikohuni dhe ankohuni më pak, bëni më shumë.

8. Mos kini frikë të guxoni dhe të merrni atë hapin që nuk mundët ta merrnit këtë vit.

9. Kurseni para.

10. Kërkoni një punë të dytë, mundësi pune nga shtëpia etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat