7 këshilla për të fjetur me dikë që gërhet

Life style

7 këshilla për të fjetur me dikë që gërhet

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Luiz Ejlli

Mbrëmjet e Big Brother Albania VIP 2, së fundmi po shoqërohen me gërhimën e Luiz Ejllit, shqetësuese për thuajse të gjithë banorët e shtëpisë.

Ndonëse atyre nuk mund t'u vijmë në ndihmë me këshillat tona, juve po. 

Ja disa sugjerime për ju që flini me një partner/e që gërhet.

1. Mos u përqendroni në zhurmën e gërhitjes

Po, duket më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Ndonjëherë, megjithatë, mund të vini në punë fuqinë e mendjes dhe të stërviteni veten për të injoruar ose minimizuar tingujt e gërhitjes së partnerit tuaj.

Ka disa strategji që mund të provoni për të shpërqendruar veten:

- meditoni
- dëgjoni një podcast

2. Mbani tapa veshi

Një nga zgjidhjet më të lehta dhe më të shpejta është të vendosni tapa veshësh, për të mbytur ose eliminuar zhurmën e partnerit tuaj.

3. Dëgjoni muzikë ose zhurmë të bardhë

Zhurmat e bardha (kërkoni për to në YouTube (white noise)) janë qetësuese për t'u dëgjuar. Nëse funksionojnë siç duhet, do t'ju zërë gjumi.

4. Ndryshoni pozicionin e partnerit

Për shumë njerëz, funksionon ndryshimi i pozicionit. Provoni të lëvizni pak partnerin tuaj, ndoshta ai do të pushojë së gërhituri të paktën derisa juve t'ju zërë gjumi.

6. Inkurajoni partnerin që të bëjë kontrollet e duhura

Ndoshta partneri ka nevojë për të bërë kontrolle mjekësore lidhur me frymëmarrjen, mishin e huaj etj. Mbase kështu do gjeni shkakun e gërhitjes dhe rrjedhimisht, edhe zgjidhjen e problemit.

7. Flini në një dhomë tjetër

Okay, provuat gjithçka dhe ende asgjë? Epo, ndoshta ka ardhur koha të konsideroni të flini në një dhomë tjetër. Shpresojmë që e gërhitura të mos jetë shumë e zhurmshme dhe muret të mos jenë shumë të hollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat