10 njerëzit më të kërkuar në 'Google' për 2022

Life style

10 njerëzit më të kërkuar në 'Google' për 2022

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 20:55
Ilustrim

Sipas raportit ”2022 Year in Search — Themes and Insights” këta janë 10 njerëzit më të kërkuar në Google për 2022. 

Johnny Depp 

Nuk është surprizë që lista kryesohet nga Johnny Depp, i cili pati një rritje të jashtëzakonshme popullariteti pasi gjyqit me Amber Heard. Gjyqi ishte një nga ngjarjet më të mediatizuara të vitit dhe u finalizua me triumfin e Johnnyt.

Will Smith 

Nuk i mungon listës as Will Smith i cili përveçse fitoi Oscar-in e parë të tij, mori vëmendjen e gjithë botës në mars për nnë tjetër arsye. Gjatë ceremonisë së çmimeve prestigjoze ai goditi me shuplakë Chris Rock , pasi komediani bëri shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith. 

Amber Heard 

Edhe pse doli e humbur nga gjyqi me Johnny Depp dhe pati shumë njerëz që i dolën kundër, Amber ka qenë një nga 10 njerëzit më të kërkuar në motorin e kërkimece. 

Vladimir Putin 

Presidenti rus Vladimir Putin u rendit si personi i katërt më i kërkuar në Google, duke reflektuar se si lufta në Ukrainë ka dominuar titujt kryesorë. Globalisht, ‘Ukraina’ ishte lajmi i vetëm më i kërkuar dhe termi i tretë më i popullarizuar i kërkimit. 

Chris Rock 

Pas shuplakës së Will Smith, Chris Rock renditet në vendin e pestë në listën e njerëzve më të kërkuar në Google këtë vit në mbarë botën. Ai gjithashtu zuri vendin e katërt si aktori më i kërkuar. Efektet pozitive të një shuplake... 

Novak Gjokoviç 

Atletit serb iu ndalua të garonte në Australian Open dhe US Open për shkak të mosvaksinimit, por megjithatë fitoi titullin e tij të shtatë të Wimbledon dhe finalet e ATP. Ai renditet i gjashti, së bashku me të qenit atleti më i kërkuar në Google. 

Anna Sorokin (Delvey) 

Mashtruesja gjermane me origjinë ruse, Anna Delvey – ose Anna Sorokin – zë vendin e shtatë pasi Netflix i ktheu bëmat e saj në serialin popullor ” Inventing Anna “, i cili u nominua për tre çmime Emmy. 

Anna pozoi si një trashëgimtare e pasur dhe u përpoq të mashtronte hotelet, bankat dhe të njohurit në New York City midis viteve 2013 dhe 2017. 

Andrew Tate 

Interesi për britaniko-amerikanin Andrew Tate u rrit në gusht kur ai u pezullua nga Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube për shkelje të udhëzimeve të komunitetit të secilës platformë. Vetë-përshkruar si “trajneri i suksesit” është kritikuar në Internet për atë që shumë e shohin si këshilla mizogjene dhe maskulinitet toksik. 

Rishi Sunak 

Pas marrjes së postit si kryeministri i Mbretërinë e Bashkuar, pati një stuhi kërkimesh në Google  për Rishi Sunak. Ai u bë kryeministri i parë me ngjyrë i Mbretërisë së Bashkuar.

Simon Leviev 

Një tjetër mashtrues është në dhjetëshen e njerëzve më të kërkuar në Google në 2022. Simon Leviev, i njohur më mirë si Mashtruesi i Netflix-it, Tinder, u bë viral në shkurt 2022. Mashtruesi izraelit i dënuar për vjedhje, falsifikim dhe mashtrim. Ai dyshohet se ka marrë rreth 10 milionë dollarë nga viktimat në të gjithë Evropën midis 2017 dhe 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat