Gjysma e beqarëve i lajnë çarçafët çdo katër muaj

Life style

Gjysma e beqarëve i lajnë çarçafët çdo katër muaj

Më: 4 janar 2023 Në ora: 20:59
Ilustrim

Një studim në Mbretërinë e Bashkuar me 2,250 të rritur, i ribotuar së fundmi nga BBC, zbuloi se pothuajse gjysma e beqarëve nuk i lajnë çarçafët, duke i mbajtur ato deri në katër muaj të plotë në shtrat pa larë.

Madje, 12% kanë pranuar se i lajnë “sa herë që u kujtohen”, ndonjëherë duke i lënë edhe më gjatë. Në të kundërt, gratë beqare ndryshojnë, me 62% që pastrojnë çarçafët çdo dy javë.

Më rregullisht duket se janë shumica e çifteve, të cilët thanë se i lajnë çdo tre javë, sipas të dhënave nga një kompani.

Një ekspert i gjumit i tha BBC-së se ne duhet t'i ndërrojmë çarçafët një herë në javë ose maksimumi çdo dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat