Këta janë 3 parfumet më të pëlqyer në botë për momentin

Life style

Këta janë 3 parfumet më të pëlqyer në botë për momentin

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:39
Ilustrim

Pavarësisht nëse jeni njohës i aromave ose jo, të gjithë e kanë një aromë specifike që e veçonë nga të tjerat.

Aromat kanë aftësinë të ringjallin një kujtim shumë prekës që e keni harruar prej kohësh. Nëse kohët e fundit keni hasur një dukuri të ngjashme, atëherë keni përjetuar 'efektin Proust', i cili u konceptua nga autori francez Marcel Proust në 1913.

Cilat marka kanë shkëlqyer më shumë me krijimet e tyre gjatë vitit 2022?

Këta janë 3 parfumet më të pëlqyer në botë për momentin:

1. BACARRAT ROUGE

I preferuari numër 1 'Bacarrat Rouge 540', që u lançua në vitin 2015, nga Maison Francis Kurkdjian Paris, është bërë aroma më e mirë në vitin 2022. Sipas Heydiscount, kishte mbi 5 milionë kërkime në Google së bashku me 100 milionë klikime në TikTok dhe më shumë 200,000 postime në Instagram për parfumin.

2. DIOR SAUVAGE

Ne nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë që Dior ‘Sauvage’ është renditur i dyti në listë për shkak të Johnny Depp, i cili është imazhi e parfumit, por ka të ngjarë. Hulumtimi i kryer nga Heydiscount thekson se kolonja ishte "më e klikuar si në TikTok ashtu edhe në Google, por mbeti prapa në Insta". Megjithatë, ajo njihet si një nga aromat më tërheqëse në treg për meshkujt.

3. CHANEL NO.5

Nuk është çudi që Chanel Nr.5 është ende në top list pas gjithë këtyre viteve. Heydiscount ka deklaruar se aroma ka mbledhur deri në 30 milion klikime në TikTok dhe 2.6 milion kërkime në Google këtë vit.

Aroma ishte e dashur nga ikona Marilyn Monroe dhe ende njihet si një e preferuar klasike midis Celine Dion, Nicole Kidman, Victoria Beckham dhe të famshëm të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat