Si ta përkëdhelni veten? Ja gjërat që mund t’i bëni për 5 minuta

Life style

Si ta përkëdhelni veten? Ja gjërat që mund t’i bëni për 5 minuta

Më: 5 janar 2023 Në ora: 21:15
Ilustrim

Të përkëdhelësh veten do të thotë ta duash atë, të jesh rehat me veten, t’i kushtosh kohë vetes edhe nëse kjo e fundit mund të jetë justifikimi për të mos u kujdesur për veten. Pra, le të shohim se çfarë aktivitetesh mund të bëjmë në 5 minuta, në mënyrë që të mos i themi vetes se nuk kemi kohë.

cilat janë gjestet dhe aktivitetet që mund të bëni në 5 minuta, për të përkëdhelur veten pa shpenzuar shumë:

1. Vendosni kremin në duar dhe këmbë me lëvizje rrethore dhe insistoni në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve për një masazh relaksues.

2. Shijoni një pushim të vërtetë, pa u shqetësuar se do të duhet të bëni diçka, si p.sh. kontrolloni rrjetet sociale ose shihni lajmet.

3. Dëgjoni frymën tuaj për disa minuta ose bëni një seancë të shkurtër meditimi. Në këtë mënyrë do i kushtoni kohë vetëm vetes, pa menduar për asgjë tjetër.

4. Filloni të hënën me diçka që ju kënaq, nga një mëngjes i veçantë në shtëpi apo në lokal, te dëgjimi i këngës suaj të preferuar, te një kohë e shkurtër kushtuar projektit tuaj.

5. Për të përkëdhelur veten, përpara se të punojmë ose t’u kushtohemi punëve të shtëpisë, le të përpiqemi të bëjmë diçka që e ndiejmë të nevojshme, për shembull të shkruajmë disa rreshta, të vizatojmë, të lexojmë disa faqe.

6. Jepini vetes diçka që mund të promovojë mirëqenien tuaj mendore, një kurs online, një libër, një shëtitje të shkurtër për t’i thënë lamtumirë stresit.

7. Për të qenë rehat me veten, përgëzojeni dhe përqafojeni atë çdo ditë, duke buzëqeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat