4 sjellje të zakonshme që ju bëjnë të ndiheni keq me veten

Life style

4 sjellje të zakonshme që ju bëjnë të ndiheni keq me veten

Më: 5 janar 2023 Në ora: 22:46
Ilustrim

Ndonjëherë bëjmë disa veprime ose sjellje të ndryshme, të cilat na bëjnë të ndihemi keq me veten në fund të ditës. Duhet të kuptojmë se dashuria për veten lind nga mënyra se si ne mendojmë dhe shprehim emocionet tona.

Ja disa veprime që na pengojnë të duam veten dhe hapat që duhet të ndjekim për t’i shmangur ato:

Vetësabotimi

Mosrespektimi i kufijve tanë personalë është një ndër mënyrat me të cilën ne vetësabotojmë. “Për shembull, ne mund të jemi ndarë nga ish-i ynë, por më pas përfundojmë duke fjetur me të përsëri, duke na lënë të zhytemi sërish nga dhimbja e ndarjes fillestare”, tha Hannah Beckett-Pratt, një psikoterapiste me Këshillim WellSpace. “Një formë shumë e zakonshme e vetësabotimit është zvarritja.”

Zgjidhja: Mendoni se cilat janë mendimet dhe emocionet që qëndrojnë në themel të sjelljeve tuaja vetësabotuese.

Gënjeshtrat

Ne mund t’i gënjejmë të tjerët ose drejtpërdrejtë, ose duke lënë jashtë informacione thelbësore. Kjo mund të përfshijë gënjeshtra se ku po shkojmë ose çfarë po bëjmë. “Shpesh mund të na çojë në ndjenjën e turpit dhe fajit për veten”, – tha Cassandra Fallon, një terapiste dhe drejtore e klinikës rajonale në Thriveworks në Kolorado Springs. “Kur e kuptojmë këtë, duhet të kërkojmë ndihmë nga një trajner personal, mentor ose profesionist i shëndetit mendor,” tha ajo. “ Koha me miqtë është gjithashtu një  hap i rëndësishëm për të na ndihmuar të kuptojmë se çfarë po e shkakton sjelljen tonë, frikën dhe stresorët.” 

Zgjidhja: Nëse jeni të lodhur duke e bërë këtë, Fallon rekomandon të kërkoni mbështetje.

Biseda negative me veten

Biseda me veten shpeshherë ndihmon në mirëqenien tonë mendore. Por, jo gjithmonë ndodh kështu. Ju mund t’i thoni vetes gjëra mizore për inteligjencën, pamjen ose talentin tuaj. Ju mund të ndjeni një nevojë të vazhdueshme dhe urgjente për të “përmirësuar” veten. “Ne shprehemi shpesh në heshtje, sepse nuk mundemi t’ja themi dikujt me zë të lartë,” – tha Leigertwood. “Të folurit negativ me veten mund të jetë tepër tinëzare dhe mund të fshihet nën mendimet e përditshme. Njerëzit në përgjithësi nuk duan të mendojnë se e urrejnë veten, por ta trajtosh veten keq, nuk është një akt dashurie ama.”

Zgjidhja: Leigertwood rekomandoi të mbani një ditar në mënyre që të shprehni mendimet tuaja, qofshin ato negative ose pozitive.

Mospërputhja e sjelljeve me veten

A keni bërë ndonjëherë diçka dhe më pas keni menduar, “Ky nuk jam unë”? Kjo është një sjellje e papajtueshme. “Mospërputhje do të thotë kur sjelljet tona janë disi të ndryshme nga përvojat tona të brendshme; ato nuk pasqyrojnë mendimet dhe ndjenjat tona të vërteta, “tha Beckett-Pratt. Një shembull që ajo dha është kur keni një lidhje të fshehtë, edhe pse e dini që ajo është e dëmshme për ju. “Sjellje të tilla na largojnë nga vetja jonë e vërtetë dhe në fund na lënë të ndihemi të humbur, të vetmuar, të frustruar dhe të paplotësuar”, shtoi ajo.

Zgjidhja: Kur vëreni se jeni përfshirë në këtë lloj sjelljeje, përpiquni mos ta përsërisni më dhe ta bëni më mirë herën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat