Gabimet që ju plakin më shpejt, çfarë duhet të shmangni

Life style

Gabimet që ju plakin më shpejt, çfarë duhet të shmangni

Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes.

Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet.

Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia E Mishit

Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme.

Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe.

Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime.

Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta Pasive

Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme.

Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind.

Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.

Ëmbëlsirat Dhe Të Gazuarat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës.

Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është i dobishëm në shkrirjen e yndyrnave të akumuluara dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë.

Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon në shmangien e vdekjes së parakohshme, ishemisë dhe sklerozës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat