“Louis Vuitton” hedh në treg çantën me flamurin shqiptar, ja çmimi marramendës dhe detajet që e bëjnë fantastike

Life style

“Louis Vuitton” hedh në treg çantën me flamurin shqiptar, ja çmimi marramendës dhe detajet që e bëjnë fantastike

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:54
“Louis Vuitton” hedh në treg çantën me flamurin shqiptar

Marka “Louis Vuitton” ka nisur të prodhojë një seri të çantave me flamuj të ndryshëm të vendeve. Mes tyre marka e njohur botërore ka prodhur edhe një çantë me flamurin shqiptar, e cila tashmë ka dal në shitje dhe mund të blihet lehtësisht në internet.

Kjo çantë është e prodhuar në sasi të limituar. Ndërkaq, kush dëshiron të ndjek trendet e fundit, por edhe të tregohet patriot duhet të shpejtoj ta blejë. Çanta me shqiponjë kushton plot 10.335 dollarë, respektivisht 9.900 euro.

Kujtomë që produktet e kësaj marke kanë një bazë të vendosur çmimesh me të cilën nxirren në treg dhe në të cilën variojnë blerjet.

“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton

FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, ka shkruar ai krahas imazheve të çantave me flamurin shqiptar.

Ajo mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr dhe përdor qëndisje unike në pëlhura luksoze. Shqiponja nuk është e pikturuar por është e qëndisur deri në detaje, në materialin e çantës.

Me opsione që përsëriten kudo nga Shqipëria në Japoni, çantat janë prodhuar në Francë dhe vijnë me çmimin alarmues, por të pritshëm, rreth 10,000 dollarë. Ato mbajnë firmën e Jay Ahr dhe Louis Vuitton dhe janë vërtet unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat