Si e konsiderojnë rrëmujën burrat dhe gratë? Hulumtimi e ka përgjigjen

Life style

Si e konsiderojnë rrëmujën burrat dhe gratë? Hulumtimi e ka përgjigjen

Më: 9 janar 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Punët e shtëpisë janë një punë e përditshme, për të cilën askush nuk emoci. Shumë herë i shmangim, herë të tjera përpiqemi t’i ndajmë me dikë tjetër, por vazhdimisht kërkojmë zgjidhje dhe truke për ta bërë jetën tonë më të lehtë dhe ato më të shpejta.

Në fund të fundit, kujt i pëlqen të fshijë me korrent, të pastrojë, të lajë enët apo të hekurosë? Mirëpo, nëse do të duhej të krahasonim dy gjinitë se cila nga të dyja bën më shumë punë, përgjigja do të ishte gruaja, dhe kjo sepse është konsoliduar bindja se ato janë më të organizuara dhe obsesive për pastërtinë.

Ky mendim përmbyset nga hulumtimi i kryer nga Universiteti i Kembrixhit, përfundimi i të cilit nxori në dritë arsyen pse gratë bëjnë më shumë punë në shtëpi dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse meshkujt nuk e shohin rrëmujën në të njëjtën mënyrë. 

Me fjalë të tjera ka një ndarje të thellë mes asaj që çdo gjini e konsideron si rrëmujë dhe për pasojë përqindja e trajtimit praktik do të jetë e anuar ndaj grave. Për shembull, disa rroba të hedhura në krevat për ta mund të nënkuptojnë thjesht se për t’u “pastruar” mjafton t’i mblidhni në karrige, ndërsa për to duhet të palosen, mundësisht të hekurosen, të vendosen në dollap apo për t’u larë.

Sepse çdo gjë ka një shpjegim logjik…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat