Të fjeturit vonë e fëmijëve ndikon negativisht në sjelljen e tyre me veten dhe të tjerët

Life style

Të fjeturit vonë e fëmijëve ndikon negativisht në sjelljen e tyre me veten dhe të tjerët

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:05
Ilustrim

Të fjeturit vonë e fëmijëve, tek ne është një traditë e vjetër që duhet mënjanuar. Fëmija deri në moshën 13 vjeç ka nevojë për 10 orë gjumë pa ndërprerje. Fëmijët, duke fjetur pas orës 10 të darkës nuk i realizojnë 10 orë gjumë pa ndërprerje.

Mund të thuhet se fëmija fle në drekë dhe i kompenson orët e duhura. Jo nuk i kompenson pasi duhet të realizohen 10 orë rresht pa ndërprerje.

Përpiquni prindër edhe pse mund të jetë e vështirë në fillimet, por është e domosdoshme për shëndetin mendor dhe për atë fizik të fëmijës. Mos lakmoni gjumin e pasdites por realizoni orarin tetë e darkës me gjashtë e gjysmë në mëngjes. Po të realizoni këtë rregull të të fjeturit, do të shikoni se fëmija juaj do  të jetë më i qetë e më i organizuar në sjelljet e tij me veten dhe me të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat