Me drita ndezur apo nën pasionin e errësirës, ja ç'duan shumica e çifteve në dhomën e gjumit?

Life style

Me drita ndezur apo nën pasionin e errësirës, ja ç'duan shumica e çifteve në dhomën e gjumit?

Më: 21 janar 2023 Në ora: 06:07
Foto ilustrim

Eksperiencat seksuale të secilit individ janë të ndryshme. Secili zgjedh mënyrën e tij për të ndërtuar dhe shijuarr me partnerin/partneren. Gjithsesi, në kokën e secilit prej nesh ka disa pikëpyetje në lidhje me seksin. Nuk e dimë nëse ia keni drejtuar ndonjëherë pyetjen vetes se a është më mirë të kryeni marrëdhënie seksuale me dritat ndezur apo fikur?

Sipas një anketimi nga kompania ‘’Adam&Eve” gati 58% e çifteve seksualisht aktivë të grupmoshës 18-60 vjeç, preferonin të mbanin dritat fikur gjatë seksit. Sipas ekspertes së marrëdhënieve seksuale, dr. Kat Van Kirk ‘’ Dëshira për të bërë seks në errësirë ka të bëjë më shumë me pasigurinë sidomos të femrave, kur e shohin veten të zhveshur, mendojnë se partneri nuk do t’i pëlqejë. ‘’ Megjithatë ajo sugjeron si më poshtë 3 arsye pse duhet të shijoni intimitetin me drita ndezur.

1-Kur ju mbani dritat ndezur, jo vetëm keni mundësi të shikoni partnerin/partneren nudo, por mund të shikoni se ku po shkoni. Jeni më të qartë në lëvizjet tuaja.

2-Të lejoni partnerin/partneren t’ju shikojë pa rroba është një shenjë besimi dhe komoditeti që keni krijuar me njëri-tjetrin.

3-Kur shikoni njerëz në errësirë, mund t’ju duken të frikshëm prandaj shmangeni këtë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat