Ky është “sekreti” për një marrëdhënie afatgjatë dhe të lumtur

Life style

Ky është “sekreti” për një marrëdhënie afatgjatë dhe të lumtur

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Cili është “çelësi” i suksesit të një marrëdhënieje afatgjatë? Siç vunë re studiuesit, pas studimit të çifteve më të lumtura, ka një karakteristikë që paralajmëron, në një masë të madhe, jetëgjatësinë dhe mbi të gjitha suksesin e një marrëdhënieje.

Bëhet fjalë për stabilitetin emocional. Pra, nëse partneri juaj është vazhdimisht i lëkundur në ndjenjat dhe sjelljen e tij, pa asnjë shenjë stabilizimi në horizont, ndoshta duhet të mendoni më seriozisht përpara se të planifikoni një të ardhme së bashku.

Por ka një tjetër karakteristikë të përbashkët për çiftet e lumtura: Ata i japin përparësi marrëdhënies së tyre mbi jetën profesionale. Në fakt, studimi zbuloi se si burrat dhe gratë që punojnë më pak ose më shumë orë nga sa do të donin, kur u privohet koha me familjen, thonë se janë më pak të lumtur.

Tingëllon e arsyeshme. Edhe pse shpesh ekuilibri i dëshiruar mes jetës personale dhe asaj profesionale është i lehtë vetëm në teori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat