Studiuesit besojnë se ky veprim mund ta mbajë gjallë dashurinë

Life style

Studiuesit besojnë se ky veprim mund ta mbajë gjallë dashurinë

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Pas disa vitesh lidhjeje, shumë prej nesh ndihen rehat me partnerin/en dhe prioritetet e tjera mund të ndikojnë në kohën që kalojmë me ta. Sado të përpiqemi të krijojmë një barazpeshë, dekada kërkimore mbi sjelljen njerëzore sugjerojnë se është më e vështirë se sa duket.

Kohët e fundit, disa hulumtues provuam një qasje për t'i ndihmuar njerëzit të kenë më shumë momente me personin që duan. Ata u kërkuan pjesëmarrësve në studim që të shprehnin mirënjohje ndaj partnerit kur e ndjenin. Pse pikërisht mirënjohje? Sepse është një emocion që na kujton se çfarë na pëlqen te personi i zemrës.

Njerëzit në studim kuptuan se kishte shumë gjëra që partnerët e tyre kishin bërë për ta, për të cilat ndiheshin mirënjohës.

Eksperimenti zgjati 8 javë dhe hulumtuesit vunë re se funksionoi për 2/3 e pjesëmarrësve. Mirënjohja i afroi ata edhe më shumë fizikisht.

Me fjalë të tjera, në jetën e përditshme, çiftet vazhdimisht bëjnë gjëra për njëri-tjetrin që mund të vlerësohen. Mirënjohja na ndihmon të rizbulojmë gjëra që duam te partneri dhe të forcojmë marrëdhënien tonë në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat