Kaq pak mjafton që të ndihmoni veten (dhe një mik/e) me shëndetin mendor

Life style

Kaq pak mjafton që të ndihmoni veten (dhe një mik/e) me shëndetin mendor

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Një studim i ri sugjeron se një bisedë me një mik/e në ditë mund të ketë një efekt të rëndësishëm në shëndetin mendor të një personi.

Studimi i publikuar në Communication Research në janar vjen tre vjet pasi Covid-19 u përhap në të gjithë globin. Ndërsa jeta e përditshme për shumë njerëz i është afruar gjithnjë e më shumë versionit para pandemisë, gjithë koha e distancimit social dhe izolimit ka patur një taksë jo të vogël në shëndetin mendor dhe emocional të shumë njerëzve.

Çfarë gjeti ekzaktësisht studimi

Studimi përfshiu 900 pjesëmarrës nga pesë kampuse universitare (në SHBA) para, gjatë dhe pas bllokimeve pandemike. Pjesëmarrësve u tha të përfshiheshin në disa mënyra komunikimi gjatë një dite të vetme dhe më pas të raportonin atë natë për ndjenjat e tyre të stresit, ankthit, mirëqenies, vetmisë dhe cilësisë së ditës së tyre. Disa mënyra rikuperimi përfshinin: biseda të gjata dhe kuptimplota, shaka, të dëgjuarit me kujdes, të vlerësuarit e të tjerëve, komplimente të sinqerta etj.

Studimi zbuloi se nuk kishte rëndësi se cilat nga sjelljet u praktikuan. Ishte akti i kontaktit të qëllimshëm me një mik në përgjithësi që pati ndikim.

Një bisedë kishte efekt të drejtpërdrejtë pozitiv në gjendjen shpirtërore dhe sjelljen e përgjithshme.

Ekspertët thonë se bisedat nuk duhet të jenë të gjata apo të thella, përkundrazi, ato mund të përfshijnë edhe thjesht një kafe të shkurtër pas pune.

Për këtë, ju mjafton edhe një person i vetëm. Në krijimin e një marrëdhënieje të vërtetë është më e rëndësishme cilësia se sasia.

Si qenie njerëzore, ne lulëzojmë në marrëdhënie me të tjerët, jo vetëm në një nivel psikologjik, por edhe në një nivel fiziologjik. Pavarësisht nëse jeni ekstrovert, introvert apo diçka midis, lidhjet njerëzore janë të rëndësishme. Bëni çmos për t’i krijuar dhe për t’i mbajtur ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat