Riprogramoni mendjen, ndryshoni besimet dhe do të ndryshoni jetën tuaj!

Life style

Riprogramoni mendjen, ndryshoni besimet dhe do të ndryshoni jetën tuaj!

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Çfarë ju ka penguar të përmbushni ëndrrat tuaja deri tani? Pse nuk keni arritur suksesin që keni dashur gjithmonë? Çfarë të pengonte? Çfarë e sabotoi përparimin tuaj sa herë që dukeshit në prag të ecjes në drejtimin e duhur? E vetmja gjë që ju ka kufizuar vërtet jeni JU. Por si mund ta ndryshoni këtë? Çfarë ju shtyu të sabotoni veten një hap larg vijës së finishit?

Çfarë është ajo që ende vazhdon të sabotojë shumicën e potencialit tuaj? Është sistemi juaj i besimit: çfarë mendoni me të vërtetë për veten tuaj, për njerëzit e tjerë, për atë që është e mundur dhe çfarë është e pamundur të bëhet dhe të arrihet. Bindjet, besimet tuaja janë e vetmja gjë që ju pengon të arrini qëllimet personale, e vetmja gjë që ende vazhdon t’ju mbajë peng. Besimet tuaja formojnë të gjithë fatin tuaj dhe përfundimisht përcaktojnë rezultatet tuaja. Ato mund të bllokojnë ose ndihmojnë potencialin tuaj të brendshëm dhe të ndikojnë negativisht ose pozitivisht në të ardhmen tuaj. 

Besimet tuaja kontrollojnë gjithçka që bëni ose nuk bëni. Ato formojnë përvojat tuaja të jetës, përcaktojnë mënyrën se si e shihni botën përreth. Ajo që shihni, që interpretoni dhe që ndjeni, është rrënjësisht e ndryshme nga ajo që shoh, interpretoj, dhe ndjej unë vetë ose një person tjetër. Edhe nëse do t’i referoheshim të njëjtës gjë ose situatë, do t’i shihnim, interpretonim dhe ndjenim gjërat ndryshe, duke përjetuar ndjesi dhe emocione të ndryshme. Dy njerëz mund të ecin së bashku në të njëjtën rrugë, krah për krah në të njëjtën ditë, në të njëjtin qytet dhe të shohin, interpretojnë, dëgjojnë dhe përjetojnë gjëra shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. 

Dy individë mund të shohin të njëjtin debat politik mes dy kandidatëve për president në TV, të dëgjojnë dhe të shohin të njëjtën gjë, por të interpretojnë dhe dëgjojnë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Kjo ndodh për shkak se gjithçka që secili prej tyre përjeton, filtrohet nga sistemi i tyre i besimit. E gjithë bota rreth jush është formuar nga besimet që keni. Shumë nga këto besime kufizojnë potencialin tuaj. 

Nëse mësoni të ndryshoni besimet tuaja kufizuese, të cilat janë besimet që vazhdojnë t’ju sabotojnë dhe t’ju pengojnë, më në fund mund të lundroni me erën në shpinë dhe të përfundoni procesin e ndryshimit të jetës tuaj. Ndryshoni besimet tuaja dhe do të ndryshoni jetën tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat