​“Gënjeshtrat” që ju lejohet të thoni në një intervistë pune

Life style

​“Gënjeshtrat” që ju lejohet të thoni në një intervistë pune

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Të kërkosh punë nuk është aspak e lehtë. Zakonisht ajo që na shqetëson më shumë është intervista me përgjegjësit e kompanisë, biznesit, organizatës apo pozicionit për të cilin kemi aplikuar.

Kjo intervistë është në një farë forme ajo që na siguron punën, ku shumë prej përgjigjieve vërtetohen me kohën. Megjithatë, ka disa pyetje të cilave mund t’u përgjigjemi diplomatikisht, duke shmangur të vërtetën e qartë dhe duke thënë disa gënjeshtra “të bardha”.

Anna Papalia është një konsulente profesionale karriere nga Filadelfia dhe përmes llogarisë së saj në Tik-Tok ajo jep këshilla për një intervistë më të mirë pune.

Ajo paraqet pesë “gënjeshtra” që mund të thuhen në një intervistë pune, pa pasoja. Dhe për të qenë të saktë, ato nuk janë gënjeshtra të plota, por një shtrembërim i lehtë i së vërtetës.

-“Pse po kërkoni punë?” Kjo pyetje u drejtohet kryesisht njerëzve që tashmë janë duke punuar dhe duke aplikuar për një pozicion tjetër. “Nëse jeni të pakënaqur në pozicionin tuaj aktual, ka të ngjarë të dukeni kërkues dhe jo fort mirë nëse ankoheni për mjedisin tuaj të punës. Është më mirë të thuash se i ke tejkaluar kërkesat e pozicionit tënd dhe po kërkon një sfidë të re”, sugjeron ekspertja.

-“Çfarë mendoni për kolegët dhe shefin tuaj?”

Papalia thotë: “Nuk më intereson nëse punon për shefin më të keq në botë. Ju nuk duhet ta tregoni këtë në një intervistë pune me shefin tuaj të ardhshëm”. Kjo është një pyetje që punëdhënësit e mundshëm bëjnë, jo për të dëgjuar gjëra të këqija për konkurrentin e tyre, por për të kontrolluar nëse jeni i besueshëm dhe i sjellshëm.

-“Si e shihni veten në pak vite?”

Një pyetje që konsiderohet e zakonshme apo edhe e pashmangshme. “Askush nuk dëshiron të dëgjojë që ne e shohim veten jashtë vendit të punës ose thjesht me një familje apo biznesin tonë”, tha Anna Papalia.

-“Çfarë të pëlqesh të bësh kur ke kohë të lirë?”

Konsulentja thekson po ashtu se kur pyeteni për pasionet tuaja jashtë punës, ndodh pasi punëdhënësit duan të dinë se sa të përkushtuar do të jeni në atë që do të bëni. Mos jepni shumë detaje. Madje, mirë do të ishte të flisnit me shumë pasion për atë punë që po kërkoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat